TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2026, 20:41

Anti-mitingu i Ramës, si e mbushi sheshin administrata; zyrat e shtetit në qarkun e Elbasanit u boshatisën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Anti-mitingu i Ramës, si e mbushi sheshin administrata; zyrat e shtetit
Ja si Rama mbushi sheshin

Për disa orë, rrethrrotullimi i Bradasheshit ka qenë pothuajse i bllokuar për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes në sensin drejt Tiranës, çka konfirmon edhe transportimin në kryeqytet të punonjësve të administratës që pasi përfunduan orarin e punës, duhet të vijonin me orarin e mitingut të Edi Ramës...

Kryeministri Edi Rama, njëherëzi edhe kryetar i PS-së, mbajti pasditen e së premtes një anti-miting në Tiranë, duke shfrytëzuar 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Në ditët e fundit janë denoncuar disa raste kur punonjësit e administratës ishin vënë nën presion për të marrë pjesë në mitingun e thirrur nga Rama, i cili duket se ka pasur si qëllim kryesor, prezencën e një numri të lartë personash, si një kundërpërgjigje ndaj protestave të vazhdueshme që qytetarët po zhvillojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dhe për të çuar deri në fund “porosinë” drejt Tiranës janë nisur me qindra automjete, që më pas u përkthyen në mbushjen e sheshit “Italia”, atje ku Edi Rama mbajti fjalimin 1 orësh, ku së më shumti akuzoi protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Video e mëposhtme tregon vargun e automjeteve që i drejtohen Tiranës nga Qarku i Elbasanit, ku përfshihen edhe bashkitë Elbasan, Librazhd, Cërrik, Gramsh, Belsh.

Për disa orë, rrethrrotullimi i Bradasheshit ka qenë pothuajse i bllokuar për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes në sensin drejt Tiranës, çka konfirmon edhe transportimin në kryeqytet të punonjësve të administratës që pasi përfunduan orarin e punës, duhet të vijonin me orarin e mitingut të Edi Ramës.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mitingjet që Rama ka zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit, në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PS-së, ku administrata e qarqeve ku zhvilloheshin takimet, ishte e detyruar të bashkohej në sheshe dhe të brohoriste për Kryeministrin.

edi rama ps mitingu

8 Komente

  1. J
    Jeta

    Kujdes, çopull i dashur! Keni te Beni me nje PS e PD e LSI, superkrimela. Keta jane ne gjendje te bejne çdo gje qe te mos ëeshojne karriget. Keta e dijne me se miri se vendi ne burg e kane. Prandaj do te provojne lloj lloj presioni e poshtersie te përdorin kunder popullit.

    1. D
      Djs

      Parti-Edvin ngordhja me afer te vin.. Kjo eshte prova qe Administrata duhet filtruar fort..

      1. T
        Tiranë

        Dinakeria sllavomongole-Ramuti, sot e tha edhe kete: "Ata nga Kosova dhe Tetova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”. Ky Ramutiveshte sëlavomongol, ashtu zbaton planet sëlavomongole antishqiptare. Jo Ramut,jo! Sllavomongoli kujton se vazhdon me dinakeri! Kaq i çoshter e qelbësire qe eshte.

        1. t
          tren

          Fiks si partia e punes ne 91.

          1. L
            Lili

            Ad.inistrat maskarenjsh. Dembele e te paafte qe vegjetojne, spiunojne dhe patronazhojne per nje cop rroge. Ndyresira me kollare qe se lvizin bythen as kur e kerkon e mira atdheut. Fuck

            1. J
              Janinë

              Drejtuesit e dministrates publike jane vegla qorre ne duart e banditëve qeveritar. Ata nuk jane ne ato pozita permes konkurseve. Ata jane caktuar aty nga bandat ordinere kriminele sipas marrëveshjes me kriminelve qeveritar.

              Lini një Përgjigje