TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2025, 15:49

Bardhi kërkesë Peleshit: Mos provokoni opozitën në seancën e 27 tetorit

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi kërkesë Peleshit: Mos provokoni opozitën në

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i është drejtuar me një kërkesë Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, që të mos provokojë ligjvënësit e opozitës në seancën e 27 tetorit, ku do të paraqesin raportet vjetore drejtuesit e disa prej institucioneve të pavarura.

Peleshi në letrën drejtuar Peleshit thekson se deputetët e opozitës duhet të lejohen që të bëjnë pyetjet e tyre. Bardhi konfirmon dakordësinë e opozitës që pas paraqitjes së raportit vjetor nga drejtuesit e institucioneve të pavarura, koha e debatit të jetë 150 minuta, sikundër është përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve.

Bardhi kërkesë Peleshit: Mos provokoni opozitën në

Sipas grupit të PD-së, “çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës”.

Grupi Parlamentar i PD-së i kërkon Peleshit që në ushtrim të përgjegjësive të tij, të marrë masa për normalizimin e jetës parlamentare dhe të ndalë menjëherë nga aktet provokative ndaj opozitës dhe sjelles së saj krejtësisht konstruktive në Kuvendin e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje