TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2023, 22:59

Beteja për Durrësin, Arian Çani: Vangjush Dako është “merimanga” dhe zari që Rama po përdor për zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti

Beteja për Durrësin, Arian Çani: Vangjush Dako është

Gazetari Arian Çani duke folur sa i takon fushatës zgjedhore të 14 majit, që ka nisur tashmë, tha se Vangjush Dako është merimanga e zezë e cila e ka mbërthyer Durrësin.

I ftuar në emisionin “Now”, në Euronews Albania, çani tha se kryeministri Rama i cili ka projekte të mëdha për Durrësin, do e kishte të vështirë të punonte me një kryebashkiak si Igli Cara, i cili edhe mund ta kundërshtonte. Sipas tij kryeministri Rama do që në bashkinë e Durrësit të ketë një kryabashkiak kukull, i cili nuk i kundërshton vendimet e tij.

Gjushi është strumbullari, është institucioni, Gjushi është merimanga, është shefi i merimangës së madhe. Pastaj ndahet priamida, që është Sako që duhet të marri vendimet, por pastaj ndahet e gjithë piramida e madhe, të gjitha agjencitë, është një ushtri e madhe. Disavantazh tjetër është edhe që Durrësi është Tirana me det. Kur themi ka det, nuk themi që ka plazhin, është Tirana me det me portin e Dubait. Prandaj këtu është një disavantazh. E mendoni ju që Ramsi i cili ka marrë çdo pushtet, duhet të ketë një kryetar bashkie tjetër veçse një kukulle që të çoj mesazh kjo bëhet e kjo s’bëhet. Edhe unë po të isha në vendin e tij do doja të kisha një zar që të thoshte vetëm “yes shef”. E imagjinoni ju që Ramsi që ka projekte për 2030, të durojë Iglin. Ai s’ka gjë me Iglin, mbase ka shumë respekt, por Igli ka personalitet e mund t’i prishi punë kryeministrit”, tha Arian Çani.

durrësi 14 maji dako rama cara

Lini një Përgjigje