Politike28 Shtator 2023, 21:58

Censusi/ Shpëtim Idrizi: Greqia ka lobuar të futen pyetjet për etninë dhe fenë, vetë nuk i njeh minoritetet

Shkruar nga Pamfleti

Censusi/ Shpëtim Idrizi: Greqia ka lobuar të futen pyetjet për

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka shprehur kundërshtinë në lidhje me dy pyetje në censusin e popullsisë 2023, që kanë të bëjnë me etninë dhe fenë.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Idrizi tha se është Greqia shteti që ka lobuar që në censusin shqiptar të përfshihen këto dy pyetje.

Ndërkohë që, sipas Idrizit, Greqia nuk njeh minoritetet në vendin e vet.

Ajo që dimë është presioni i Greqisë. Dhe kam këtu deklaratat e Mitsotakis që thonë e shtyjmë qeverinë shqiptare ta bëjnë censusin me vetëdeklarim. Ai që ka lobuar për të futur dy pyetje në një ushtrim statistikor.

Shqipëria ka regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Ne regjistrohemi sa dalim nga materniteti. Prej këtu lindje, vdekje, pasaporta, karta identietti….

Censusi është ushtrim statistikor, pra 35% e shqiptarëve, që janë jashtë, nuk marrin pjesë. Lobimi për të futur këto 2 pyetje është i një vendi, i Greqisë.

Ndërkohë që Greqia është një ndër vendet  që nuk njeh minoritetet, konventa kuadër që na vendoset si detyrese Greqia nuk e ka firmosur, Greqia nuk bën census vetë me këto ndjesitë.

Ky shteti që vet nuk e bën, që nuk pranon vetë minoritetet, ka fut duart në një vend”, tha Shpëtim Idrizi.