Politike15 Qershor 2024, 17:16

Datëlindja 500 mijë euro, pasuria prej sheiku dhe një video nga vila në Lalëz: luksi i shfrenuar i Ilir Metës!

Shkruar nga Pamfleti
Datëlindja 500 mijë euro, pasuria prej sheiku dhe një video nga
Luksi i shfrenuar i Metës

Ilir Meta padyshim është një ndër njerëzit më të pasur në vend. Pasuria e deklaruar prej tij shkon në miliona euro, ndërsa ajo e padeklaruar flitet se kalon edhe buxhetin e shtetit.

Prokuroria e Posaçme nxori sërish nga binarët Ilir Metën. Ngjitja e shkallëve të prokurorisë të enjten ishte sinjal i qartë se prangat janë gati dhe kjo bëri që Meta të rikthehet te shpërthimet emocionale, teksa sot mori “varrenë” dhe kërcënoi me rrëmbim armësh.

Por pse është trembur kaq shumë Meta? Arsyeja është e thjeshtë, SPAK ka shkuar aty ku i dhemb më shumë: Pasuria. Ilir Meta në 30 vite ka qenë deputet, ministër, kryeministër dhe president. Pagën e ka të deklaruar gjatë gjithë karrierës. Por me atë pagë si mundi të ndërtojë vila luksoze, të ketë pallat dhe të jetojë në luks të shfrenuar? SPAK ka shkuar deri te palmat që ka mbjellë në Lalëz dhe Meta e ka kuptuar se sa thellë janë futur prokurorët. Por, teksa Iliri ja hedh fajin Monikës dhe thotë se nuk di gjë, pasi ajo merret me pronat, faktet flasin vetë.

Ilir Meta padyshim është një ndër njerëzit më të pasur në vend. Pasuria e deklaruar prej tij shkon në miliona euro, ndërsa ajo e padeklaruar flitet se kalon edhe buxhetin e shtetit.

Datëlindja luksoze

Në SPAK ai është pyetur për disa episode, që "Pamfleti" po i rikthen për publikun, pasi kanë kaluar dhe në heshtje shumë vite më parë. Një episod është ai i datëlindjes së Ilir Metës. Në mars të vitit 2014, Ilir Meta mbushi 45 vjeç dhe organizoi një datëlindje luksi. Ky organizim shërbeu dhe për të festuar bashkimin me Edi Ramën. Ajo datëlindje thuhet se ka kushtuar mbi 500 mijë euro dhe ka qenë luks i gjallë. Meta ka pasur qindra të ftuar, kryesisht ministra, deputetë dhe personalitete. SPAK po e heton këtë rast. 

Në darkën e organizuar nga familja Meta menuja përbëhej nga gatime jotradicionale shqiptare. Sipas burimeve nga festa e 45-vjetorit të Metës, pjata e parë përbëhej nga antipasta me prodhime deti e disa lloje djathrash francezë. Në tryezë ishin të pranishme që të dyja llojet e verës, e kuqe dhe e bardhë. Pjata e dytë ishte kadaif me pana dhe karkaleca deti.

Datëlindja 500 mijë euro, pasuria prej sheiku dhe një video nga
Rama në datëlindjen e Metës

Rreth 550 persona shkuan për të festuar 45-vjetorin e lindjes së Kryetarit të Kuvendit në atë kohë. Nga ana e qeverisë, ishin të gjithë ministrat e kabinetit, si edhe deputetët e koalicionit të majtë. Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi ishin të ulur në tavolinë me kryeministrin Edi Rama që ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, Gramoz Ruçi, Namik Dokle dhe Behgjet Pacolli.

Datëlindja 500 mijë euro, pasuria prej sheiku dhe një video nga

Vila e Lalëzit dhe pasuria

Episodi tjetër që po heton SPAK, është vila në Lalëz. Vlera vilës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Gjirin e Lalzit vijon të mbetet një mister i madh. Vila e famshme është produkt dhe rrjedhojë e pallatit të Monika Kryemadhit në Laprakë. Në vitin 2010, Monika Kryemadhi deklaron se ka shkëmbyer me kompaninë "Lura shpk" 300 m2 sipërfaqe ndërtimore te pallati i saj në Laprakë, me vilën dykatëshe me sipërfaqe 317 m2 në Gjirin e Lalzit.

Në vijim janë shfaqur disa pamje të një vile madhështore, me palma gjigande, oborr dhe një arredim të brendshëm prej sheikësh. Në një dokumentar televiziv, i cili u zhduk më pas, Monika Kryemadhi tregonte me mburrje 11 tualete, një nga të cilët vetëm për macen. “Pamfleti” ka arritur të shkëpusë një copëz nga ai dokumentar ku duket se tregon gjithçka.

Më 27 shtator të vitit 2008, Monika Kryemadhi ka lidhur një kontratë me kompaninë "Agikons" të Gentjan Sulës, për të ndërtuar një pallat mbi tokën e saj me sipërfaqe 1900 m2. Nga kjo kontratë, Monika Kryemadhi do të përfitonte 35% të sipërfaqes së ndërtimit. Në këtë sipërfaqe ndërtimi përfshihen 300 m2 ndërtim që i ka shkëmbyer me kompaninë "Lura" në këmbim të vilës në Gjirin e Lalzit si dhe 13 apartamente. Por SPAK dyshon se kemi të bëjmë me një aferë më të thellë. Kur Meta ka qenë kryeministër ka dhënë leje që kompania "Lura" të ndërtojë aty dhe duket se është shpërblyer më pas. Pra kemi korrupsion. Të gjitha këto e kanë nxjerrë nga binarët Liken. /Pamfleti

Deklarimi Pasuror i Metës dhe Kryemadhit në afro 20 vite

VITI 2003-2017
Apartament 2+1 përfituar nga privatizimi, zotëron 25%

Banesë + verandë+ lulishte në Golem, 327 m2, me vlerë 60 mijë dollarë dhe zotërim 50%. Marrë me hua bankare

Apartament 1⁄4 shitur banesa në Golem, 300 mijë euro

Monika Kryemadhi blerje 500 m2 tokë+200m2 truall, 5 milionë lekë

Apartament banimi 2 kate, 200 metra katrorë te "Rr. Barrikada" 400.000 Euro, me sipërfaqe 317 metra katrorë në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit, Durrës me kontratë sipërmarrjeje me "Lura sh.p.k". (Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrorë, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën "Agi-Kons shpk", si përfitues 33% të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli)

Kryemadhi, pronare me 100% e 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me "Agi-Kons shpk", për caktimin në natyrë të pjesës takuese Kryemadhi, të ardhura nga shitja e apartamentit të banimit, 57.798 euro, Kryemadhi, kontratë shitje e apartamentit të banimit, 64.020 euro, Kryemadhi ka shitur një apartament me sipërfaqe 104.74 m2, në vlerën 60.958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe kanë mbetur për t'u arkëtuar nga të tretë 5.455 euro.

Kryemadhi ka shitur apartament me sipërfaqe 166.2 m2, me vlerë shitje, të arkëtuar plotësisht 85.088 euro

Kryemadhi ka shitur apartament banimi me sipërfaqe 108.5 m2, vlera e shitjes, e arkëtuar 57.885 euro

Kryemadhi, shitje apartament banimi, 101 m2, 55.550 euro

Kryemadhi, shitje apartament banimi, 166 m2, 58.806 euro

Kryemadhi, llogari 140 mijë paund pagesë për shkollimin e fëmijëve ose 160 mijë euro

Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare, 56.778 euro

Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare, 2.336.669 lekë

Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare (në emër të fëmijës), 11.038 euro

Gjendja e llogarisë bankare, (në emër të fëmijës), 82.086 lekë

Shtesë në llogari bankare, zoti Meta me vlerë 1.815.082 lekë

Hapur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43.727 lekë

Llogari bankare shtuar gjatë 2016 me 174.403 euro

Vajza, gjendje llogarie bankare studentore, 50.473 lekë

Kryemadhi, llogari pakësuar 131.053 euro

VITI 2018
Ilir Meta

Shtim i llogarisë në lekë nga të ardhurat nga pagat, 1.319.680 lekë

Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj, 28.409 lekë

Të ardhura neto nga paga në Presidencë, 2.250.183 lekë

Të ardhurat nga dietat jashtë vendit, 6.480 euro

Të ardhura nga dietat jashtë vendit, 2.340 dollarë

Të ardhura në cilësinë e kryetarit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 85.000 lekë

Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 42.500 lekë

Overd draft, 133.854 lekë

Monika Kryemadhi

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 m2 (deklaruar më 2014) me 42284 euro, arkëtuar 38.901 euro

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar më 2014) me vlerë 64.103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arkëtim për këtë kontratë

Llogari në lekë, të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787.171 lekë.

Pagesë si rrjedhojë e kontratës likuidim i këstit të dytë me vlerë 17864000 lekë konvertuar në 145.000 euro

Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57.665 euro

Të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2.238.923 lekë

Overdraft nga banka për VizaCart 2.243.127 lekë

Fëmijët

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11.940 paund

Debi në kartën Visa arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi 158.357 lekë

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Monika Kryemadhit. Përfituar komisione – 8065 lekë

VITI 2019
Paga si President, 2 264 128 lekë, 6420 euro dieta jashtë vendit, 2 220 USD dieta brenda vendit.

Pakësim llogarie bankare, 1 250 800 lekë.

Shtim i llogarisë së përbashkët, Ilir Meta dhe Besar Meta, 1 244 lekë.

Monika Kryemadhi, arkëtim nga shitja e apartamenteve më parë, 8 061 euro, 5267 euro, 12 176 euro, 18 212 euro, 93 404 euro.

Pakësim i llogarive, 80 314 euro dhe 785 589 lekë.

Llogari në paund, 60 001 GBP

Të ardhura nga paga si deputete dhe ish-deputete, 1 393 475 lekë.

Overdraft, 2 231 174 lekë, shlyer 761 euro.

Llogari dyemërore, Bora Meta dhe Kryemadhi, 9 521 lekë.

Pakësim i debitit me kartën Visa, 158 357 lekë.

Vajza Bora, përfituar nga kthimi mbrapsht i një pagese në Universitetin Strathclyde, 2480 GBP.

Vajza Bora, ovedraft 571 724 lekë.

Djali Besari, debit në kartën Visa, 575 047 lekë.

Likuidim i overdraftit nga mamaja, Monika Kryemadhi, 306 001 lekë.

Viti 2020
Vilë në Gjirin e Lalzit (nuk deklarohet vlera) 
Apartament banimi në Tiranë 212 m2, me verandë 97 m2 dhe garazh 139 m2. 
Apartament banimi 66 m2 në Durrës (nuk deklarohet vlera) 1/3
Apartament banimi në Tiranë 99 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3
Apartament banimi në Tiranë 75 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3
Apartament banimi në Tiranë 69 m2 (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 103 m2 (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 94 m2 (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 93 m2 (nuk deklarohet vlera)
Njësi tregtare 107 m2 (nuk deklarohet vlera)
Njësi tregtare 63 m2 (nuk deklarohet vlera)
Njësi tregtare 172 m2 (nuk deklarohet vlera)
Garazh 318 m2 (nuk deklarohet vlera)
Garazh 17 m2 (nuk deklarohet vlera)
Llogari bankare, 19 752 euro, 140 000 paund, 75 710 lekë, 3 mijë paund 
Fëmijët llogari bankare; 11 516 euro, 1 937 euro, 2 395 648 lekë, 3 mijë paund, 351 916 lekë, 50 473 lekë, 3 mijë paund, 976 734 lekë, 2 345 euro, 141 692 lekë. 
Ilir Meta llogari bankare; 1 060 057 lekë, 976 734 lekë. 
Ilir Meta paga si President: 2 056 000 lekë, dieta 1 200 euro.

Viti 2022
MONIKA KRYEMADHI

Apartament, Sipërfaqja totale e asetit: 92.00 m2; Pjesa takuese: 100 %; Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës; Vlera: 61,506.00 EUR; Tipi i dokumentit: Kontratë shitjeje

Aseti: Pasuri e paluajtshme; Tipi i pasurisë: Apartament; Tipi i të drejtës: Pronar; Sipërfaqja totale e asetit: 69.00 m2; Pjesa takuese: 100 %; Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës; vlera: 2,114.00 EUR

Aseti: Pasuri e paluajtshme; Sipërfaqja totale e asetit: 83.70 m2 Pjesa takuese: 100 %; Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës; Vlera: 60,000.00 EUR; Tipi i dokumentit: Kontratë shitjeje

Aseti: Llogari bankare; Detajet e ndryshimit: Shtuar; Vlera: 82,478.00 ALL; Gjendja deri në datën: 31/12/2022; Burimi i Krijimit: Të ardhura nga paga.

Aseti: Llogari bankare; Detajet e ndryshimit: Shtuar; Vlera: 27,418.00 EUR; Burimi i Krijimit: Të ardhura nga shitja e aseteve, Shuma: 27,418.00 EUR.

Aseti: Llogari bankare; Detajet e ndryshimit: Pakësuar; Vlera: 730.00 GBP; Aseti: Huadhënie; Vlera: 20,000.00 EUR. Burimi i Krijimit: Të ardhura nga shitja e aseteve, Shuma: 20,000.00 EUR

Të ardhura të tjera: Shuma Neto: 928,000.00 ALL;  Të ardhura nga paga, Shuma Neto: 1,299,523.00 ALL

Të ardhura nga shitja e pasurive të paluajtshme, Shuma Neto: 67,850.00 EUR

BASHKËSHORTI, ILIR METAJ

Llogari bankare: Detajet e ndryshimit: Shtuar; Vlera: 181,278.00 ALL; Gjendja deri në datën: 31/12/2022

Burimi i Krijimit: Të ardhura nga paga, Shuma: 181,278.00 ALL.

Të ardhura nga paga: Emërtimi: Presidencë. Shuma Neto: 2,035,562.00 ALL

VAJZA, BORA METAJ

Depozitë bankare, Detajet e ndryshimit: Shtuar; Vlera: 185.00 EUR; Burimi i Krijimit: Të ardhura nga interesi, Shuma: 185.00 EUR.