
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar sërish familjarë të kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij kanë përfituar te AKSHI.
Në intervistën e tretë në Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj ka theksuar se kompania e cila ka përfituar projektin 15 milionë euro të laboratorëve të AKSHI-t, është e baxhanakut të kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu një tjetër fakt skandaloz sipas Ahmetaj është se për aferën e labaratorëve të AKSHI-t janë grisur dy urdhër-arreste.
Intervista:
Ahmetaj: E dyta, po kthehem prap te projekti i laboratorëve të AKSHI-t. Tani unë e ngrita herën e kaluar. I kërkoj gazetarëve investigativë që për laboratorët e shkollave të shkojnë të marrin, t’ua japi Gazheli, Gazheli t’ia japi dokumentat Gaxhua se sa janë futur paisjet e laboratorëve në Republikën e Shqipërisë. Po ua them, dhjetëfishi i kostove. Kam ekstrakte nga tatimet, po jap një shifër që të kuptoni se çfarë ndodh me AKSHI-n, AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi. Dhe është dhjetë fishi te laboratorët. Pyetje kam për gazetarët investigativë: Gërmoni këto, shkoni në doganë, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim atëherë kthehuni tek unë. E dyta, gërmoni të dashur gazetarë investigativë, a janë grisur dy urdhër arreste përpara një muaji e gjysëm, dy muaj, në lidhje me laboratorët?
A janë rrëzuar dy urdhër-arreste? Investigojeni, dy urdhër arreste, siç ndodhi me inceneratorin e Tiranës.
-Cila është kompania që ka marrë projektin 15-milionë euro të sigurisë kibernetike?
Kompani ‘First’, e lidhur me familjen. Ku shkojnë paratë? ‘Folloë the money’! Apo ju ndiqni pllakat e Erjolës. Apo ju merreni me vlerësuesit, siç me thotë avokati Ligori që ia kanë kthyer njëherë e po ia kthejnë prap. Apo qejfi këtyrë është që unë të jem grup i strukturuar kriminal me gruan dhe ish-gruan????
Meqë doni fakte, projekti 15-milionë është i pabotuar, i pa dalë në tender të hapur. Gjejeni të botuar! E ka marrë kompania First, dhe ‘folloë the money’.
-E kujt është kjo kompani?
Ahmetaj: Gjejeni. Unë dhashë indicien. Merruni me të se do gjeni çudira. Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘folloë the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua, dhe le të thotë Altin Dumani e kam personale. Pyetje për gazetarët investigativë, retorike, bëni çfarë të doni: Si është fshehur ish-kompania ABS tek kompani AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompanisë së baxhanakut. Si ka mundësi që kompania me xhiro 1.9 milionë euro, fiton tender 1.8 milion euro.
-Po thoni kompania e baxhanakut të kryeministrit?
Ahmetaj: Prit. Shikoni sa interesante. Në vitin 2021, kjo kompania që thashë si është fshehur, ABS në AIBS ka pas të ardhura totale në 2021 afërsisht 2 milionë dollar, dhe shpenzime totale i ka 200-mijë dollar. Në ç’vend të botës keni parë ju që të harxhosh 200-mijë dollar dhe të fitosh 2 milionë dollar??? E kuptoni, 10-të fishin e kostos? Pastaj në 2022 të ardhurat totale shkon tek 3.1 milionë dollar, shpenzimet totale i ka vetëm 97-mijë dollar dhe ka fituar 3.1 milionë, pra, fitimi është 2.9 milionë dollar. Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk janë këta? Korrupsion i hapur. Edhe këta merren me pllakat e Erjolës.
Ndërsa në vitin e fundit i ka të ardhurat 2.6 milion dollar dhe shpenzimet 77-mijë dollar. Dhe fitimin e ka 1.7 milionë dollar. Meqë skeptikët deshën fakte. Merrini, ndiqni këto. ‘Folloë the money’ që t’u çojë te familja.
I keni parë ato pamjet te Onkologjiku? Shqiptarëve duhet të mos ju ikë nga mendja tallja që bën ky me vdekjen. Në njërën anë onkologjiku, mungojnë ilaçet. Po pse mo fajin doktorët e kanë që s’ka ilaçe? Këta shkojnë gjithmonë atje ku u thotë kreu i organizatës. Se u thotë ati, shiko, ministren mos ma prekni. Dhe nga ana tjetër ky del uron ‘Vitin e Ri’ te kopshti ‘Edenit’ te kryeministria. Dhe mos harroni rastin e atij djalit të shkretë, që Bela mafia del me vello dhe kur kërkohet 1 minutë heshtje për atë djalin që është në Parlament.
Lini një Përgjigje