Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas pjesëmarrjes së shqiptarëve të diasporës në protestën që do të zhvillohet sot në Tiranë kundër qeverisë.
Përmes një reagimi publik, Balla minimizoi rëndësinë e pranisë së emigrantëve në protestë, duke deklaruar se ata nuk përfaqësojnë vullnetin e shumicës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
"Nuk e përfaqësojnë vullnetin e diasporës sonë kuq e zi 100 apo 200 makina", u shpreh Balla.
Sipas tij, diaspora e ka shprehur qartë qëndrimin e saj politik përmes votës, duke i dhënë mbështetje Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.
"Diaspora foli me votë një vit më parë. Dy ndër tre shqiptarë jashtë vendit i kanë besuar Edi Ramës mandatin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian", deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist.
Autokolona me flamuj kuqezi, bori makinash dhe thirrje kundër qeverisë mbushën këtë të shtunë rrugët e Tiranës, ndërsa qindra shqiptarë të ardhur nga diaspora mbërritën në kryeqytet për t'iu bashkuar protestës së 21-të kundër qeverisë.
Nga Londra, Frankfurti, Italia dhe vende të tjera të Europës, emigrantët shqiptarë thanë se kishin udhëtuar për orë të tëra për të qenë pjesë e protestës, të cilën e konsiderojnë një moment të rëndësishëm për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.
"Kemi ardhur nga Londra, jemi nisur që pardje. Na shtyu zoti kryeministër, i cili nuk pati asnjë reagim. Shpresojmë që sot të jetë dita e fundit për të. Jemi mbi 1 mijë makina nga e gjithë Europa", tha një prej pjesëmarrësve.
Të tjerë e përshkruan praninë e tyre si një detyrim ndaj vendit.
"Jemi këtu se kemi gjak shqiptari. Kemi ardhur t'u japim forcë e moral shqiptarëve për t'u thënë se nuk janë vetëm. Ne kemi ikur, por nuk kemi humbur", tha një emigrant i ardhur për protestën.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe një shqiptar nga Frankfurti, i cili tregoi se kishte udhëtuar më shumë se 30 orë për të mbërritur në Tiranë.
Kete Ballen se duroj dot por ketu ka te drejte. Kane pi ca birra , flasin Anglisht se kane haberin si funksionon shteti , jane me te zot ne hashish se ne shkolle dhe duan ndryshim. Rama rri.
HAHAHAH o TAO TAO vazhdo mos e shiko zemerimin e popullit e do perfundosh rrokullisur poshte ne Lane