TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2025, 14:23

Ftesa për debat “LIVE”, Berisha përsërit thirrjen: Ramë hajde bashkë me socialistët

Shkruar nga Pamfleti
Ftesa për debat “LIVE”, Berisha përsërit thirrjen:
Rama dhe Berisha

Në ditën e zisë kombëtare për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, demokratët dhe socialistët nuk e ndalën fushatën elektorale.

Rama nuk ishte në Vatikan për ceremoni, por edhe pse anuloi takimin në Fier për shkak të ditës së zisë, ai ka mbledhur paraditen e sotme kandidatët e PS në Tiranë në një ambient privat në kryeqytet.

Ndërkohë për liderin e opozitës, takimi i radhës ishte lagjja Laprakë në Tiranë, nga ku përsëriti ftesën për debat publik për Ramën.

“E ftoj të vijnë në këtë skenë, të bëjmë debat para jush. Të marr socialistët e lagjes t’i sjell këtu, unë i pranoj, por ai nuk ka besim as te socialistët. Nuk ka program, programi i tij është këneta, mashtrimi, tallavaja”., tha Berisha.

Pavarësisht dorës së shtrirë për ballafaqim, Berisha shprehu bindjen se në këtë fushatë nuk do ketë përballje, pasi siç tha Rama u ka dhënë urdhër të gjithëve që të shmangin debatet.

“Ka dy muaj që ka ndaluar me urdhër kandidatët e tij që të ballafaqohen me kandidatët tanë. Nuk do që të merrni ju vesh të vërtetat”. 

Një koment pati edhe për nismën e prezantuar së fundmi nga Rama, paqen fiskale me biznesin. “Çfarë është paqja e tij fiskale, paqja e tij fiskale është amnistia, është parajsa për botën e krimit, është ndëshkim për ju qytetarë të dashur”. 

Në këtë takim, kreu i opozitës shoqërohej me disa miq të tij ndërkombëtar, presidentin e Urdhrit të Maltës dhe ministren e qeverisë së Kroacisë, Nina Obuljen. 

ftesa për debat “live” berisha -rama

Lini një Përgjigje