
Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur batutat gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative nr 2 në Tiranë, ku është diskutuar jo vetëm buxheti i kryeqytetit, por edhe buxheti i shtetit për 2026-ën.
E ndërsa foli për bonusin e pensionistëve, rritjen e pagave dhe pensioneve, Rama nuk ka lënë mënjanë as batutat.
Dhe këtu Kryeministri u ndje i ngacmuar nga një komentues në rrjetet sociale që shkruante “u mblodhën pleqtë e PS-së”.
“Thotë që ‘janë mbledhur gjithë pleqtë e PS’. Na marrin të keqen se shikon sa vajza dhe djem ka këtu. Këto që shkruajnë e kanë me lumen. Lumja si yll bote, ka vite atje as nuk dihet sa vjeç është dhe nuk e di si jeton. Por unë di, që kur e kam njohur Lumen, ajo është po ajo që ka qenë”, tha Rama.

Në një tjetër koment, Rama shprehet “idiot komplet, shkruan poshtë komunizmi. Po sa të jenë këta tipat, komunizmi do të vazhdojë të jetë në pushtet”.
Lini një Përgjigje