TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Tetor 2023, 14:40

Kaosi në Kuvend, Noka: Na janë dhunuar të drejtat, u përjashtuam me mesazh të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Noka: Na janë dhunuar të drejtat, u

Deputeti Flamur Noka ka komentuar incidentin e ditës së djeshme në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe parlamentin, duke bërë që seanca të ndërpritet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Noka theksoi se u janë dhunuar të drejtat duke shtuar se do të diskutojnë se si do të vijojnë më tej në lidhje me qëndrimet e tyre.

Më tej ai shtoi se kryeministri Edi Rama ka bërë listën e personave që do të përjashtoheshin nga Kuvendi.

“Dje bëmë një reagim në lidhje me dhunimin e të drejtave tona. Do të mblidhemi dhe do të vendosim hapat e mëtejshëm. Çdo akt demokratik do të jetë në tryezën e bisedimeve për të marrë dhe për të vendosur më tej. E vetmja gjë që nuk mund të jetë pjesë e diskutimeve dhe tryezës është bojkoti parlamentar. Askush nuk i njeh këto përjashtime. E kanë tentuar që të na përjashtojnë me sms e Ramës. Dje listën e armiqve që do të përjashtoheshin do t’i përcaktoheshin nga Sulltani”, tha Noka.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati I Etikës përjashtoi për 10 ditë nga Kuvendi 26 deputetë.

noka rama mesazh kuvend perjashtim

Lini një Përgjigje