TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2025, 15:03

Komisionet Parlamentare, PD miraton emrat e 4 drejtuesve; Vokshi mbetet jashtë, Tabaku ruan pozicionin

Shkruar nga Pamfleti

Komisionet Parlamentare, PD miraton emrat e 4 drejtuesve; Vokshi mbetet

Grupi Parlamentar i PD ka miratuar drejtuesit e katër komisioneve që i takojnë asaj për të drejtuar në Kuvendin e Shqipërisë, nga 11 që janë në total.

Në përputhje me struktura e re parlamentare, PD ka emëruar si kryetarë Luciano Boçin, Ina Zhupën, Jorida Tabakun dhe Bardh Spahinë.

Në këtë mënyrë, duket se në legjislaturën e re, Albana Vokshi ka mbetur jashtë si drejtuese e Komisionit të Shëndetësisë, vend që e ka marrë Bardh Spahia. Jorida Tabaku nga kryetare e Komisionit të Integrimit në legjislaturën e kaluar, do të drejtojë Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

–Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet: Luciano Boçi

–Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën: Ina Zhupa

–Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik: Jorida Tabaku

–Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale: Bardh Spahia

Lini një Përgjigje