TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2023, 10:31

Krenaristo-kanabisti Pablo Escobar junior (me nofkën Edvini)!

Shkruar nga Pamfleti
Krenaristo-kanabisti Pablo Escobar junior (me nofkën Edvini)!
Edi Rama në takimin me zyrtarin e SHBA

Ish deputeti i Partisë Demokatike, Luçiano Boçi ka ironizuar takimin e kryeministrit Edi Rama i cili pritje dje në Kryeministri të ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner, i cili  po drejtojë ambasadën derisa të emërohet pasuesi i Yuri Kim.

Boçi me ironi thotë se protokolli i Ramës i ishte strikt: kostum i zi!

“Krenaristo-kanabisti Pablo Escobar junior (me nofkën Edvini) priti zyrtarisht në rezidencën e tij “Kryeministria” të ndërtuar me mund e djersë, të dërguarin e SHBA-së!

p.s

Protokolli ishte strikt

Kodi i veshjes: kostum i zi!”, shkruan Boçi.

Krenaristo-kanabisti Pablo Escobar junior (me nofkën Edvini)!

Kryeministri Edi Rama u takua dje me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, lajm që u njoftua nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ambasada shpërndau edhe dy fotografi të takimit, ku në njërën prej tyre dukej një shalqi i lënë si pas dere.

 

rama

Lini një Përgjigje