TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2023, 21:30

"Kryeministri koka e aferave", Meta: Rama nuk e ka problem që bashkëpunëtorët e tij i dorëzohen drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

"Kryeministri koka e aferave", Meta: Rama nuk e ka problem që

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për aktualitetin politik në vend si dhe për ngjarjet në Kosovë.

I ftuar në Oranews, Meta akuzoi Ramën si autorin kryesor të aferave të inceneratorit dhe sterilizimit. Kreu i PL theksoi më tej se Rama nuk e ka problem që bashkëpunëtorët e tij i dorëzohen drejtësisë.

"Një vend që ka ato standarte zgjedhjesh që ka Shqipëria do ketë edhe këto nivele kriminaliteti. Një pjesë e atyre informacionesh që kanë dalë, tregon lidhjet e qeverisë me krimin. Ligji i dekriminalizimit u bë se lidershipi i PS kishte një prirje për të përfshirë persona me të shkuar kriminale në politikë.

Policët e kuptojnë se cili është orientimi që i vjen nga lart. Dihet se mazhoranca ka standarte të trefishta. E gjithë kjo situatë është për faj të lidhjes së qeverisë me krimin. Të gjithë hanë dardha pas kurrizit të kryetarit të qeverisë, kur në fakt është ai kryesori pas aferave.

Duke nisur nga inceneratorët, e deri tek afera e sterilzimit. Për Ramën nuk ka problem që bashkëpunëtorët e tij i dorëzohen drejtësisë. Inceneratori i Tiranës i mori prapë 6 milioë euro", tha Meta.

ilir meta rama afera drejtesi bashkepunetore

Lini një Përgjigje