TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2025, 09:10

"Kur do takohesh me Lulin?"/ Rama i përgjigjet komentuesit: Fizikisht nuk puqemi, por jemi të lidhur me zemër

Shkruar nga Pamfleti

"Kur do takohesh me Lulin?"/ Rama i përgjigjet komentuesit:

Kryeministri Rama ka ironizuar kreun e Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha gjatë rubrikës “Sy m’Sy”.

Ai iu përgjigj një komentuesi i cili e pyeti nëse do të bëjë foto me Bashën, duke iu referuar videove me këngë dhe ironi ndaj njëri-tjetrit. 

“Me Lulin kur e keni lënë për foto se pyet një shoku im në diasporë”, iu drejtua qytetari.

“E do me autograf të përbashkët shoku në diasporë?! Për foton nuk e di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër se kështu fizikisht nuk puqemi me njëri-tjetrin. Nuk jemi larg syve dhe larg zemrës, jemi larg syve dhe sytë në zemër”, u shpreh Rama.

 

Lini një Përgjigje