Politike22 Shkurt 2024, 20:29

Kuvendi miratoi paktin për emigrantët, reagon Meloni: Falenderojmë Ramën, institucionet dhe popullin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi miratoi paktin për emigrantët, reagon Meloni:

Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka reaguar pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. 

Sot gjatë seancës plenare, marrëveshja u miratua me 77 pro, me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërsa PDIU bashkoi votat me PS-në.

Pasi ka falënderuar kryeministrin Rama, Meloni shprehet falënderuese edhe për popullin shqiptar, për bashkëpunimin dhe gatishmërinë.

“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, shkruan Meloni në një reagim në rrjetet sociale.

Kjo marrëveshje parashikon ndërtimin në vendin tonë të kampeve që do të presin emigrantët afrikanë të kthyer nga Italia, derisa të plotësohet dokumentacioni i tyre, ku do të shihet nëse do të përfitojnë azil apo jo.

Marrëveshja është kundërshtuar nga opozita në të dy vendet, por edhe nga aksponentë të lartë të BE-së, të cilët kanë shprehur skepticizmin e tyre për të.