Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për mediat, komentoi operacionin e SPAK dhe atë të antimafies italiane.
Sipas Berishës, porti i Durrësit është lënë jashtë kontrollit, teksa theksoi se aty bëhet trafiku më i madh i kokainës.
Berisha pretendon se eksponentët kryesore të grupit kriminal nuk janë kapur, pasi janë njoftuar dhe janë larguar.
"Unë para jush dhe në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se porti i Durrësit është shndërruar në portin e hyrjes më të madhe të kokainës në Evropë. E kam deklaruar këtë pas fakteve dhe iinformacioneve që kam patur.
Porti i Durrësit u la jashtë cdo kontrolli. Pirro Vëngu u lartësia në ministër dhe kontrollit të vërtetë të portit e kanë 100% vetëm Troplinët. Aty ka grupe të tjera, unë mund ti citoja, por jo.
Kokainë hyn e tëra në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve. Në këtë drejtim unë përshëndes antimafien italiane. SPAK aty, ishte nuk bëri asgjë SPAK ka muaj dhe vite që sodit dhe nuk bën asgjë.
Është operacion në vazhdim, prit të presim sa u arrestuan. Janë lëshuar 52 urdher arreste, nuk u tha sa u arrestuan dhe asnjë gjeneralitet.
Eksponentët kryesore u njoftuan dhe ikën. Matrixi vazhdon të funksionojë, por unë përgëzoj antimafien italiane.
Ervis Doci, apo famozi Poja ka gjithçka me licencë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Pra prapa trafikut të kokainës qëndrojnë ata që i kanë lënë portin. Porti i është dorëzuar Troplinit, ndaj ai u njoftua të ikë. Pra po ta marrim kështu Toto Rino është në kryeministri, nën Toto Rino ia mbathi.
Nuk them gjeneralitët, tha- i kemi sekret. Ke shkuar ke arrestuar pastruesit dhe shoferët. Na thuaj pak kush e njoftoi Pojën, kush e njoftoi që iku. Ai ishte padroni i portit", tha Berisha.
Lini një Përgjigje