TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 11:12

Ndarja nga jeta e Nebil Çikës, Basha: Shqipëria humbi sot një antikomunist!

Shkruar nga Pamfleti
Ndarja nga jeta e Nebil Çikës, Basha: Shqipëria humbi sot

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të publicistit Nebil Çika. Basha shkruan se Shqipëria humbi sot një atdhetar të mirë, një antikomunist dhe një njeri që ia kushtoi jetën shkrimit me vërtetësi të historisë dhe realitetit politik.

Me hidhërim të thellë mora lajmin për largimin e parakohshëm nga jeta të njeriut të letrave, gazetarit dhe publicistit të njohur Nebil Çika. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij, djemve dhe bashkëshortes për këtë humbje të pazëvendësueshme. Nebilin do ta kujtojmë përherë si zotërinë e nderuar, pasardhës të një familjeje patriote dhe të persekutuar gjatë diktaturës, gazetarin që pasqyroi me vërtetësi kalvarin e persekutimit komunist dhe që deri ditën e fundit mbrojti me dinjitet besimin dhe idetë që nuk i ndërroi kurrë. Shqipëria humbi sot një atdhetar të mirë, një antikomunist të pakompromistë dhe një njeri që çdo ditë të jetës ja kushtoi shkrimit me vërtetësi të historisë dhe realitetit politik. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

Nebil Çika prej vitesh ka mbajtur postin e ish kreu i të përndjekurve politikë. Ai u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare ndërsa nuk dihen ende arsyet.

lulzim basha vdekja e nebil cikes

Lini një Përgjigje