Politike 4 Shtator 2023, 18:50

Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Makiazh për të mbuluar fytyrën e kalbur të korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Makiazh për të mbuluar fytyrën

Vetëm pak minuta pasi kryeministri Edi Rama, ka zbuluar propozimet për ndryshimet në qeveri, ka reaguar deputeti i PD-së, Gazment Bardhi.

Me anë të një postimi në “Twitter” ai e ka cilësuar këtë lëvizje të Ramës si një taktikë për të mbuluar fytyrën e kalbur të korrupsionit që sipas tij është përfshirë qeveri Rama.

Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit”, shkruan Bardhi.

Ndryshimet e bëra në qeveri

Ervin Mete- ministër i Ekonomisë dhe Financave

Igli Hasani- ministër i Jashtëm

Anila Denaj- ministre Bujqësie

Ogerta Manastirliu- ministre Sporti dhe Arsimi

Albana Kociu- ministre e Shëndetësisë

Delina Ibrahimaj- ministre për Sipërmarrjen

Arbi Mazniku- ministër shteti për Pushtetin Vendor

rama bardhi ndryshimet qeveri