
Në përfundim të fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama bëri publik emrat e sekretarëve të rinj të Partisë Socialiste.
Ai gjithashtu njoftoi se në fillim të Tetorit do të mbahet Kongresi i Jashtëzakonshëm duke shtuar se lidershipi i ri i partisë do të paraqesë propozimet aty.
“Na duhet një diskutim gjithëpërfshirës, shterues dhe mobilizues prandaj dhe unë propozoj si fillim asamblesë thirrjen në fillim të tetorit kongresin e jashtëzakonshëm, ku qeveria nga njëra anë dhe lidershipi i ri i partisë të paraqesë platformat e tyre të veprimit dhe pastaj gjërat shtrohen në një diskutim dhe të vihen në zbatim në të gjitha nivelet e qeverisë dhe të partisë”, tha kryeministri Rama.
Ndryshimet në strukturën e sekretariatit të PS-së:
Sekretar i Organizimit, Ardian Çela
Sekretare e Gruas, Evis Kushi
Sekretare e Programit, Milva Ikonomi
Sekretar i Burimeve Njerëzore, Eduar Ndreca
Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Romnina Kuko
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Eridjan Salianji
Lini një Përgjigje