Politike13 Mars 2023, 21:54

Negociata sekrete mes palëve në PD? Kreshnik Spahiu: Oferta e fundit e Bashës ndaj Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Negociata sekrete mes palëve në PD? Kreshnik Spahiu: Oferta e fundit e

Analisti Kreshnik Spahiu thotë se mbrëmjen e sotme, grupi i Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike, i ka bërë një ofertë grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në emisionin ‘Now” në “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se grupi i Bashës ka ofruar logon e Partisë Demokratike për kandidatët e Primareve dhe që të jenë në një koalicion të përbashkët edhe me partitë aleate.

Thirrja e fundit është nga grupi në të cilën, Sali Berisha ka mbështetur 10 vite për kryeministër të Shqipërisë, pra nga grupi i Lulzim Bashës, i cili para 10 minutash i ka ofruar logon e partisë, që të gjithë kandidatët, përfshirë edhe partitë aleate, ashtu siç luftuan 10 vite për të bërë Lulzim Bashën kryeministër, janë të gatshëm që këtyre 61 kandidatëve t’i afrojnë logon dhe të jenë në një koalicion të përbashkët”, theksoi ai.

Ju rikujtojmë se ditën e sotme Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Brdhi tha se në PD pas 14 Majit do të zhvillohen zgjedhje për të gjitha strukturat e saj.

Sipas Bardhit, zgjedhjet brenda PD-së mund të ishin zhvilluar edhe më herët, madje deputeti demokrat tha se këtë ia ka propozuar dy herë edhe Sali Berishës, por nuk është pranuar nga ky i fundit.

“Së pari, se kush do kandidojë, është një vendimarrje që nuk e vendos unë por e vendosin strukturat e partisë në momentin kur përcaktojnë kriteret e kandidimit. Opinioni publik do njihet në momentin e duhur. Padyshim që pas zgjedhjeve lokale, sigurisht mund të kishte ndodhur dhe gjatë kësaj periudhe, por me përgjegjshmëri Kryesia ka vendosur të mos e copëzojë partinë në mënyrë përfundimtare por të ketë mundësinë që të organizojë një proces të përbashkët.

Këtë ofertë ia kemi bërë Berishës dy herë më parë, përpara se të dilte vendimi i shkallës së parë, edhe pasi doli vendimi i shkallës së parë. I kemi shtrirë dorën për të ndërtuar një proces të përbashkët riorganizimi partie që shkonte nga baza deri në majën e partisë, që është kryetari. S’është pranuar. Tani që është krijuar ngërçi ligjor, padyshim që duhet të shkohet në një proces zgjedhor nga baza deri tek kryetari”, tha Bardhi në një intervistë për mediat.

pd berisha basha