
Deputeti demokrat Edi Paloka është tallur me ministrin e ri të Brendshëm sa i takon situatës kriminale në vend. Pak ditë më parë u vra një person në Lezhë, ndërsa sot mbeti një i plagosur në Shijak.
Sipas Palokës, krimi nuk pyet për “autoritetin” e Taos.
“E ka hijen e rëndë Tao! Ka autoritet! Po dridhet krimi!
Dy dite me parë atentat me një viktimë në Lezhë vetëm një dite pas vizitës së Taos në policinë e Lezhës !
Sot atentat me një të plagosur në Shijak, vetëm pak ore pas takimit të Taos me policinë e Durrësit!
Nesër…
Urojmë që atentati i radhës të mos ndodhë gjatë takimit të radhës së Taos”, tha ai.
Lini një Përgjigje