TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2024, 22:59

“Opozita po kopjon veprimet e një viti më parë”/ Noka përplaset me Vangjelin: Është ndryshe, atëherë s’kërkonim rrëzimin e regjimit!

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita po kopjon veprimet e një viti më parë”/ Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka debatuar me analistin Lorenc Vangjeli, lidhur me komentet e këtij të fundit, se veprimet e opozitës në Kuvend këto javë janë të ngjashme me ato të vjeshtës së kaluar.

I ftuar në emisionit ‘Log’, në News24, Noka e refuzoi këtë krahasim, duke shpjeguar se aksioni i opozitës në atë kohë kishte si qëllim njohjen e të drejtave kushtetuese, ndërsa tani ata po luftojnë për çështje më të rëndësishme për vendin dhe demokracinë.

“Nuk hynim për të rrëzuar regjimin atëherë, por për të mbrojtur të drejtat e opozitës. Tani, ne jemi të angazhuar për një kauzë të re, për çështje jetike për demokracinë, e cila është asfiksuar nga Edi Rama,” u shpreh Noka.

Analisti Vangjeli, nga ana tjetër, u fokusua te zgjedhjet e ardhshme, duke sugjeruar se opozita ka nevojë të kalojë barrierat e saj për të pasur shansin për të fituar. Ai theksoi se nëse opozita vazhdon të izolohet në një hapësirë gjithnjë e më të vogël elektorale, do të përballet me rrezikun e mbetjes në opozitë edhe vitin tjetër.

Në një pjesë të diskutimit, Vangjeli e krahason situatën e tanishme me vitin e kaluar, duke bërë një pyetje rreth fituesve të kësaj lufte politike. Ai sugjeroi se ndonëse ekzistojnë probleme serioze, një strategji e gabuar mund të dëmtojë opozitën më tej.

Revolucioni i karrigeve nisi me burgosjen e Salianjit. Opozita duhet të rishikojë qasjen e saj, përndryshe do të humbasë edhe më shumë,” përfundoi Vangjeli.

Lini një Përgjigje