Politike15 Maj 2023, 20:14

Opozita shpall fitoren e Fisnik Qoses, shpërthen festa në Kavajë (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti

Opozita shpall fitoren e Fisnik Qoses, shpërthen festa në Kavajë

Të djathtët kanë nisur festimet në Kavajë, aty ku kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë është duke kryesuar.
Deri tani janë numëruar votat e 60 kutive nga 90 në total dhe Fisnik Qosja është në avantazh, ndaj Redjan Kralit i Partisë Socialiste.

Mes euforisë ata ngrenë në krahë kandidatin Qose.

Ndonëse numërimi nuk ka përfunduar ende, demokratët duken të bindur në fitore.

Rezultati i deritanishëm është 8477 vota për Fisnik Qosen, ndërsa kandidati socialist Redjan Krali ka 7818 vota.

Gara është e ngushtë edhe për bashkinë e Kurbinit, ku deri në orën 20:00 janë numëruar votat në 45 kuti nga 74 në total.

Deri tani, kryeson kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Cara, me 7081 vota, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Behar Haxhiu, ka marrë 6937 vota.



fisnik qosja pd kavajë