TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2025, 16:00

‘Pazari’ me partitë opozitare i kushton Berishës 7 deputetë; Meta, Mediu, Idrizi dhe Dule në listat e sigurta!

Shkruar nga Pamfleti

‘Pazari’ me partitë opozitare i kushton Berishës 7

Partia e Lirisë do të marrë katër deputetë në listë të sigurt.

Teksa afatet për depozitimin në KQZ të listave të koalicioneve po mbyllen (3 mars) , Partia Demokratike me në krye Sali Berishën është përpjekur që të plotësojë “tekat” e partive opozitare, të cilat i do në koalicion në zgjedhjet e 11 Majit.

Pas ditësh mbushur me diskutime, PD-ja duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me aleatët e saj tradicionalë. Pavarësisht se Berisha dhe PD-ja në përgjithësi është treguar hermetike, sa i takon negociatave, burime pranë demokratëve konfirmojnë se ky koalicion do t'i kushtojë 7 deputetë nga listat e sigurta PD-së. h

Mësohet se deri tani demokratët kanë bindur partinë e Ilir Metës të jenë në një listë të përbashkët, megjithëse ky i fundit i nisi negociatat me kushtin për të pasur 6-7 deputetë në listën e mbyllur.

Partia e Lirisë (PL-ja), do të marrë katër deputetë në listë të sigurt, ku vetë Meta do të ketë emrin në Tiranë, Edmond Haxhinasto në Elbasan, Erisa Xhixho në Fier dhe Tedi Blushi në Korçë. Ndërkohë që disa kandidatë të PL-së do të jenë në listën e hapur.

Më të lehta duket se kanë qenë negociatat me Partinë Agrare të Agron Dukës, i cili do të marrë një deputet në listën e sigurt në Durrës dhe ajo që është konfirmuar është fakti që ai vetë nuk do të kandidojë.

Vangjel Dule do të marrë një vend të sigurt, për veten e tij, në listën e Vlorës, ndërsa Fatmir Mediu do të jetë sërish deputet nga lista e sigurt e PD-së në Tiranë.

Negociatat e demokratëve, përveç partive të vogla vazhdojnë edhe me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, i cili ka kërkuar 2 deputetë në listë të sigurt, ndërkohë që demokratët janë të gatshëm t’i japin vetëm një. Megjithatë negociatat mes tyre kanë vijuar ende.

Menjëherë pas inaugurimit të enjten të sallës me emrin e Bashkim Finos, e kur janë larguar pjesëmarrësit Sali Berisha dhe Shpëtim Idzizi për rreth një orë kanë bashkëbiseduar kokë më kokë“, treguan burimet nga Kuvendi për gazetari e TCh, Muhamed Veliu.

Shpëtim Idrizit me sa duket po tenton vendosjen e emrit të tij e të Melisa Dodës në një vend të sigurtë në listë. Kjo është edhe arsyeja përse Berisha mbërriti me vonesë në Parlament në seancë plenare të ditës së djeshme. 

Lini një Përgjigje