TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2025, 19:06

“Pensionet janë qesharake”, Berisha akuza qeverisë nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë!

Shkruar nga Pamfleti

“Pensionet janë qesharake”, Berisha akuza qeverisë nga

Kreu i opozitës, Sali Berisha gjatë një takimi elektoral në qytetin e Sarandës tha se që nga viti 2013 deri më sot, çmimet e ushqimeve janë dyfishuar dhe se shqiptarët janë qytetarët më të vjedhur të Europës.

Berisha tha e sarandiotët po përjetojnë tiraninë e mjerimit dhe se pensionet e tyre janë qesharake, gjë që sipas tij do të ndryshojë pas 11 majit kur opozita të vijë në pushtet.

Saranda sot është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkrirë jetën e tyre në këtë rreth, përjetojnë tiraninë e mjerimit. Përjetojnë një mbijetesë me një pension më qesharakun, më të pamerituarin. Miq, nuk duhet të harrojmë një gjë. Ne që jetuan diktaturën staliniste të Enver Hoxhës, ishte diktaturë e luftës së klasave dhe po kaq diktaturë me tiraninë e mjerimit.

Sot, punëtori i ndërtimit, punëtori i fermës, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension, i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm, i cili e detyroi atë t’u thotë fëmijëve, nipërve e mbesave, shkoni se kaq ka. Këtu nuk ka më për ju. Ky vend pati vetëm një gjë. Këta qytetarë u vodhën si asnjë qytetar tjetër në Europë.

Nga 2013 gjer më sot janë dyfishuar çmimet e ushqimeve. Ekonomistët kanë faktuar se nëse pensioni duhej të ndiqte rritjen e çmimeve, t’u printe, duhej të ishte 390 mijë lekë. Pse nuk ndodhi kjo?”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje