TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2025, 18:03

Përplasjet në PD, nga dyshimet për manipulime votash te sulmet ndaj Tabakut; zbardhen sms në grupin e kandidatëve

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në PD, nga dyshimet për manipulime votash te sulmet

Ndërsa në Tiranë prej 5 ditësh ka nisur procesi i rinumërimit të votave, në Partinë Demokratike vijojnë përplasjet. Së fundmi kanë rrjedhur mesazhet në grupin e whats’app të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Besim Kuka, një nga kandidatët e listës së hapur, shkruan në këtë grup se është njoftuar nga Jorida Tabaku se gjatë rinumërimit votat e tij i kanë kaluar Akil Krajës, një tjetër emri të listës së hapur, i cili mban pozicionin e shefit të kabinetit të kreut të PD-së, Sali Berisha.

“Po bëjnë rifalsifikim ose po bëjnë gabime në numërim. Jorida po bën një mesazh ku thotë: “Në QV nr. 1670 në njësinë Zall-Bastar, në procesverbal ishin 18 vota për kandidatin Besim Kuka dhe këta të rinumërimit ia hoqën dhe ia vendosën kandidatit Akil Kraja. Unë kam respekt për Akilin, por votat e mia s’kanë pse t’i kalojnë atij! Nuk është se na hyjnë në punë, por kjo është padrejtësi. Nuk dimë çfarë është bërë në QV-të tjera!”, shkruan në grupin whats’app Kuka.

Përplasjet në PD, nga dyshimet për manipulime votash te sulmet

Por duket se përmendja e emrit të Tabakut, e cila rezulton më e votuara nga lista e hapur e PD-së për Qarkun e Tiranës, duke marrë edhe mandatin në 11 maj, ka irrituar Adriana Kalanë, një tjetër kandidate në listën e hapur të kësaj partie në Tiranë.

“Kush është Jorida”, shkruan Kalaja, ndërsa Kuka i përgjigjet “Adriana, të përshëndes! Jorida më dërgoi SMS dhe thoshte që kishte vënë re një gabim në një QV për mua. Kaq ishte”.

Përplasjet në PD, nga dyshimet për manipulime votash te sulmet

“E kuptova atë unë, por nuk e kuptova për kë person bëhej fjalë. A ishte për të njëjtin person që para fushatës na quante vrasës e gjatë fushatës llum? Këtë desha të sqaroja. Pastaj ne kemi fjalën e bukur shqipe Sude”, i përgjigjet Kalaja.

Kjo e fundit prej kohësh ka një ‘luftë’ të hapur me Jorida Tabakun, ndërsa janë ngritur dyshime se pas kandidates së PD-së, e cila njëherazi drejton edhe atë që njihet si Gjykata e kësaj force politike, qëndron vetë kreu demokrat, Sali Berisha që dirigjon sulmet. Për Tabakun, Kalaja ngriti pretendime se ka marrë vota e ndihmuar nga regjimi, sikundër cilëson ajo Edi Ramën.

 

 

Lini një Përgjigje