TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2025, 08:03

Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Tiranë, Rama e nderon me “Yll të Mirënjohjes Publike"

Shkruar nga Pamfleti

 Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Tiranë, Rama
 
Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë,  ku është pritur nga kryeministri Edi Rama në Aeroportin “Nënë Tereza”. 

Vizita e Sheikh Muhammed Bin Zayed në Shqipëri erdhi pasi ai përfundoi një vizitë shtetërore në Turqi të mërkurën.  

“Mirmëngjes, dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove. 

Në fokus të takimit mësohet se ka qenë partneritetin në rritje midis vendeve dhe theksi u vendos në përpjekjet për të avancuar marrëdhëniet në sektorë kyç si ekonomia, tregtia, energjia e rinovueshme, siguria ushqimore dhe teknologjia.

 Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Tiranë, Rama

Ndërkohë që mësohet se gjatë takimit, Rama i dha Sheikh Mohamedit medaljen “Yll të Mirënjohjes Publike", si shenjë mirënjohje ndaj Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe. 

Lini një Përgjigje