
Kreu demokrat Sali Berisha njoftoi sot se protesta e rradhës e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj do të mbahet më 8 shkurt në Tiranë.
Analisti Frrok Çupi i ftuar në ‘Tirana Live’ e cilësoi protestën si një event që i rrit vlerën mazhorancës dhe sipas tij nuk ka pasur asnjë reagim nga Evropa. Çupi u shpreh ndër të tjera se protesta bëhet kundër drejtësisë dhe për hall të Saliut.
“Këtu kemi jetuar periudha miqësie dhe armiqësie, kur kemi përjetuar miqësinë me kinezët që kanë qenë pak a shumë si Saliu. Realisht bota bën vija paralele me politikat demode, janë politika demode që u ka ikur koha dhe sa më shumë protesta të bëjnë, humbet autoriteti, vlera, prestigji dhe humbet votues.
Është një gjë që nuk ka dhënë kurrë rezultat, ka krijuar imazhin më të keq për vendin. Askush nuk e do më këtë gjë dhe nuk e pranon të shohi sërish. Ka ndryshuar vendi dhe shoqëria, nuk është më Shqipëria e Saliut, nuk është më aq e prapambetur. Madje kam përshtypjen që nuk njohin vendin sepse askush nuk lejon t’i djegësh më pronën, vendin.
Sa më shumë bëhen protesta të dhunshme, aq më shumë dy elementë zhvillohen. Rritet mazhoranca dhe përqëndrohet rreth vlerës që ka mazhoranca. E dyta, ka ndonjë reagim nga Evropa, nuk ka asnjë. Protestat janë të shëndetshme dhe janë manifestime politike, janë dhe të bukura nuk janë egërsira dhe shëmtim.
Këta vetë e dijnë këtë gjë dhe protestën e kanë kundër drejtësisë dhe për të mbrojtur Sali Berishën. Ka datën 30 që do të shkojë në gjyq dhe nuk e thotë. Ka data të tjera që do thërritet në SPAK për 21 janarin”, tha Çupi.
Në vijim ai duke komentuar hetimet për 21 janarin, e cilësoi këtë çështje të zbardhur dhe se tabloja e këtij krimi monstruoz është e zbardhur.
Sipas Çupit, 21 janari është një krim shtetëror dhe ndonëse Berisha është në opozitë, ai vijon të bëjë thirrje për vëllavrasje.
“Ne presim që çështja të shkojë në gjyq dhe të marrin dënimin e merituar dhe shtetit të çlirohet nga krimi. Është një krim kapilar që e përshkron shtetin. Pa zbardhur këtë krim nuk ka asnjë mënyrë për zhvillimin e shtetit, çlirohet shteti nga krimi. Jemi i vetmi vend në Evropën Lindore që vazhdon shteti të ketë mbi shpatulla krimin e vrasjes. Vetëm në Shqipëri ajo pjesë e shtetit vazhdon të thotë vrasje që do të thotë se është shumë familjare me marrjen e jetës së njeriut. Autori i gjithë kësaj vepre është Sali Berisha.
PD i ka protestat për të mbrojtur krimin e kryetarit. Berisha i reziston drejtësisë me dhunë, para, vrasje. Kemi të bëjmë me një politikë që përdor të gjitha mjetet kundër stabilitetit të vendit. çështja e 21 janarit ka përparuar shumë. Ajo çështje është e zbardhur, është krejtësisht si në qelq sepse aty ka prova direkte dhe jodirekte që kanë plotësuar tërë tablon e një krimi monstruoz”, tha Çupi.
Lini një Përgjigje