Ka zgjatur vetëm pak minuta rezistenca e aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”, teksa policia ka ndërhyrë dhunshëm duke hequr një çadër të vogël, të vendosur simbolikisht, dhe disa ngrohëse me gaz, që protestuesit që qëndrojnë para Kryeministrisë i përdorin në orët e ftohta të natës.
Me dhjetra policë, disa fish më shumë se numri i atyre që protestonin, ndërhynë dhunshëm duke rrëmbyer çadra, karrige e ngrohëse, me pretendimin se është zënë hapësira publike.
Adriatik Lapaj tha se segmente të kriminalizuara të Policisë kanë ndërhyrë dhunshëm, duke mos kursyer askënd për të hequr çadrën dhe ngrohëset. Sipas lapajt, policia madje në ndërhyrjen e saj, nuk kurseu edhe një tetraplegjik, që ndodhej në karrocë dhe i ishte bashkuar protestës.
“Policia vjedh gjithçka i del para. Një pjesë e drejtuesve të tyre janë të lidhur me krimin. E kemi parë se si ata shkarkohen. Çdo punonjës i ndershëm kudo ku më takon më thonë na kanë marrë peng bandat. Këta vijnë si hiena marrin çfarë u del para”, tha ai.
Në vijim, Lapaj dhe mbështetësit e tij nisën të brohorasin “Edi Rama o hajdut, o hajdut”, ndërsa prej 90 ditësh ata protestojnë para Kryeministrisë.
Lini një Përgjigje