
Demokrati Dashnor Sula është përballur sot me një pyetje interesante. Duke qenë se javën që vjen do të prezantohet qeveria e re dhe flitet se mund të ketë në përbërje të saj edhe demokratë, në A2 CNN ai u pyet nëse do të pranonte të ishte ministër nëse merr një propozim nga Rama. Sula deklaroi se nuk besoj se do e marrë një propozim të tillë, teksa tha se as nuk e kishte mëndur ndonjëherë.
Pyetje: Dera e Partisë Demokratike është mbyllur për ju tani dhe ju nuk do të trokisni aty, nëse nuk bëhet një riformatim në Partinë Demokratike, nëse nuk do të ketë largime, nëse nuk do të ketë gjak të ri. Por ju mbeteni sigurisht demokrat. Thatë që nuk kam pasur asnjë ofertë. Zero ofertë nga Rama. Meqënëse unë shtrova pyetje më përpara që flitet se në përbërjen e re qeveritare do të ketë ish-demokratë, nëse do të keni një ofertë nga Edi Rama, do ta pranoni?
Dashnor Sula: Tani kjo pyetje është një pyetje drejtpërdrejt, një pyetje të cilën ma bën mua për diçka që unë as nuk e kam menduar sinqerisht dhe as nuk e besoj që do kemi një ofertë të tillë. Pika e parë, tani nuk jam nga ato që them: ore, tani do i lutem Ramës ose po më lutet Rama mua. Nuk e mendoj që Rama do më propozojë mua për ministër të kabinetit të tij. Nuk e mendoj sepse, kuptohet, thashë jam demokrat, jam kjo. Por çfarë nuk bën vaki… çfarë nuk bën vaki. Por po të them, dëshira ime është të jem pjesë e Partisë Demokratike dhe opozitës, sepse jam i djathtë dhe kam që nga ‘90-ta. Po nëse, thashë, nuk do shoh këtë lloj shprese më aty, ditët e para të shtatorit, fillon tani dita e hënë, data një, do duhet patjetër të lëvizin gjërat. Atëherë unë thashë me zë, një projekt ose do shikoj në politikë, po një gjë është e sigurt: nga politika nuk largohem."
Lini një Përgjigje