Politike 9 Maj 2023, 13:53

Rama doli në mbështetje të Erdogan, ankohet Berisha: Vasali, turqit të votojnë për liritë e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Rama doli në mbështetje të Erdogan, ankohet Berisha: Vasali,
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama për  presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Në një deklaratë për media, Berisha tha se lidhjet e Ramës me Erdogan nuk janë në përputhje me lidhjet tradicionale Shqipëri-Turqi por janë në funksion të pushtetit.

Berisha gjithashtu denoncoi neo-otomanizmin turk, duke thënë se është doktrinë vasaliteti.

Berisha i bëri thirrje turqve të votojnë për liritë dhe dinjitetin e tyre, ndërs tha se duhet të hedhin poshtë me përçmim mesazhin e Edi Ramës.

“Lidhjet personale të Edi Ramës me presidentin Erdogan, nuk janë në përputhje me standardet e lidhjeve tradicionale midis dy kombeve tona mike. Këto lidhje janë para së gjithash në funksion të pushtetit. Theksoj për të gjithë ju që ndjeni sado pak krenari me origjinën tuaj shqiptare, se neo-otomanizmi është doktrinë vasaliteti, larg doktrinës kulturale dhe miqësore.

Për të gjitha këto ju bëj thirrje të flakni me neveri dhe përçmim thirrjen dhe mesazhin e Edi Ramës. Një njeri që nuk ka etikën e moralin, ju drejtohet ju se për kë duhet të votoni. Në emër të PD, në respekt të plotë të zgjedhjeve në Turqi, thirrja ime është të votojnë për liritë, dinjitetin e tij. Dhe të mos ndikohet nga asnjë thirrje e një njeriu që ka përqëndruar çdo pushtet në duart e tij dhe e përdor atë kundër qytetarëve të vendit të tij.”, deklaroi Berisha.

erdogan berisha rama