Politike 2 Mars 2023, 10:58

Rama la karrigen dhe u ul te grupi i PS, Berisha: I ka hyrë lepuri në bark!

Shkruar nga Pamfleti
Rama la karrigen dhe u ul te grupi i PS, Berisha: I ka hyrë lepuri në

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend tha se kryeministri Edi Rama është i frikësuar për çështjen McGonigal. Berisha theksoi se ka kryer krime të shëmtuara kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ka ironizuar kryeministrin për faktin se është ulur mes grupit parlamentar duke lënë karrigen e tij. Berisha tha se kryeministrit i ka hyrë lepuri në bark.

Zotëri, zonja drejtuese e seancës, që në fillim më duhet të theksoj se skena e këtij parlamenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij. Aty ku është karrigia e kryeministrit, aty qëndron sot Charles McGonigal. Kurse ai që duhet të ishte aty, i ka hyrë lepuri në bark dhe ka frikë të tmerrshme nga ajo që i ka bërë vetes së tij. Atë se zë vendi i vetë, se ka kryer krime të shëmtuara, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai bëri mirë që nuk doli aty, se nuk ka si të paraqitet para shqiptareve me krimin e shëmtuar trans-atlantik. Ai sot, mirë është të sillni një barelë këtu, sepse i ka rënë fuqia te këmbët. Jam këtu për një seri pyetjesh. Janë 13, por dua që të jenë 130, të cilat duhet t’u përgjigjeni, Komisioni hetimor parlamentar. Pa marrë këto pyetje, Shqipëria do ketë kaos dhe vetëm kaos, i cili ka ulur në vendin e vetë tradhtarin e kombit amerikan.”, tha Berisha.

Më tej Berisha shtoi se është e pashembullt që një kryeministër të vërë në dispozicion të tij, të gjithë shtetin, për të bërë luftën më monstruoze, më të turpshme kundër pluralizmit dhe opozitës.

Ke kryer krim në SHBA. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA tha se kush paguan punonjësit tanë për interesat e tyre, cenon sigurinë tonë kombëtare. Ndaj, hiq çdo iluzion, je nën hetim, ke kryer krim. Sa do të mbajë imuniteti diplomatik, por do bëjmë gjithçka që të ta heqim atë. Ti ke vazhduar me McGonigal sistemin e gjobave 20 përqind që ushtroje me pasion të çmendur.”-shtoi Berisha.

rama berisha kuvend mcgonigal