TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 11:41

Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101!

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Edi Rama njoftoi reformim për disa institucione në Republikës së Shqipërisë, mes tyre edhe Kuvendit të Shqipërisë.Gjatë fjalës së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama njoftoi planin për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.

Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka propozuar ndryshimin e Kushtetutës dhe tha se tashmë është koha për të patur një Parlament me më pak deputetë.

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama tha se është koha që Parlamenti të ketë 101 deputetë, madje edhe më pak sipas tij, nëse është e mundur nga 140 që janë aktuaisht.

"Na duhet një cikël i ri reformimi për disa institucione të rëndësishme, ndër të cilat edhe Kuvendi. Pas 10 legjislaturash dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë, e para gjë si rrallë gjë që bie dakord çdo shqiptar, është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë do të kishte vetëm impakt pozitiv në më shumë se një aspekt. Prandaj ky ndryshim pozitiv duhet të jetë objektiv i yni, përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë, edhe të atyre që e çuan votën në drejtime të tjera.", tha Rama.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS, renditi ato që i quajti “tre majat” e mandatit të ardhshëm. Para deputetëve të zgjedhur socialistë, Rama tha se kanë për detyrë përfundimin e negociatave deri në fund të 2027-ës, ratifikimin në vendet anëtare të anëtarësimit dhe ngritja e flamurit shqiptar në oborrin e BE-së.

“Misioni ynë kombëtar i bashkimi me Europën nuk ka qenë më i qartë dhe kurrë më i pasqyruar në programin qeverisës sesa sot. Detyra jonë s’ka qenë kurrë me qe qartë dhe më konkrete sesa në këtë mandat të katër radhazi të PS për Shqipërinë 2030: Të mbyllim negociatat për anëtarësim në 27 muajt e ardhshëm, në fund 2027. Të mundësojmë deri në fund të mandatit ratifikimin në 27 vendeve anëtare për anëtarësimin në BE, të ngremë deri në fund flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e familjes së përbashkët europiane”, tha Rama.

rama propozon një kuvend

Lini një Përgjigje