Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur ditën e sotme për përkrahjen nga ndërkombëtarët ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani pas sulmeve të tij.
Meta tha se ai nuk ka ndryshuar qëndrim për Altin Dumanin.
'Në qëndrimet e mia ndikojnë vetëm bindjet e mua dhe e vërteta. Unë juve ju paraqita një deklaratë të Dumanit, në shqip dhe në anglisht. Nëse nuk është Dumani, por sozia e tij, sepse tani në këtë kohë të operacioneve plastike apo inteligjencës artificiale, atëherë unë kërkoj ndjesë.
Jam i bindur që ndërkombëtarët që kanë bërë deklarata, mund të kenë mundësinë t’i shikojnë se cfarë ka thënë Dumani. Nëse në vendet e tyre, Prokuroria është mbi Gjykatat, në mund të themi që na vjen keq për vendet tuaja.
Kjo na habit se deklarata të tillë kanë bërë edhe shokët e McGonigolit, që merrnin para e puse nafte nga Rama.', tha Meta.
Lini një Përgjigje