Politike17 Prill 2024, 19:36

Shembja e banesave tek ish-Restorant Durrësi, Këlliçi: Veliaj synon grabitjen e tyre, u kujtua 5 vite pas tërmetit

Shkruar nga Pamfleti

Shembja e banesave tek ish-Restorant Durrësi, Këlliçi: Veliaj

Ish-kandidati për kryetar bashkie, Belind Këlliçi ka shpërthyer në akuza ndaj Erion Veliajt, mbi vendimin për të prishur banesat te ish-restorant Durrësi, duke u fshehur ende pas tërmetit të 2019.

Këlliçi shprehet se Veliaj është kujtuar pas 5 vitesh nga ky tërmet, për të realizuar shembjen e banesave, duke synuar sipas tij grabitjen e pronave të qytetarëve.

Në një takim me banorët e kësaj zona, ai u bëri thirrje të protestojnë të premten kundër Veliajt, të cilin e quana pronar faktik të inceneratorit të Tiranës dhe grupit të hajdutëve “5D”.

“Me banorët e ish Restorant “Durrësit”, të cilët befas janë njoftuar pak ditë më parë, se Këshilli Bashkiak Tiranë, ka marë vendim për tu prishur banesat, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019…
Deri më sot, pothuaj 5 vite pas tërmetit, këta banorë nuk i ka kontaktuar askush. Askush nuk i ka dhënë informacion për këtë vendimmarrje dhe ende nuk kanë asnjë kontakt nga Bashkia Tiranë, përveç një njoftimi të ngjitur në hyrjet e pallateve të tyre…
Internimi modern dhe shpërngulja me dhunë nga banesa, janë metoda të cilat kryebashkiaku tashmë i ka bërë praktika normale për vite me radhë. Të njëjtën grabitje dhe padrejtësi e kanë vuajtur në kurriz dhe banorët e 5 Majit, Myslym Ketës, Kombinatit, Laprakës, Unazës së Re, etj.

Kjo është një arsye më shumë për të protestuar të premte, ora 11:00, kundër pronarit faktik të inceneratorët Tiranë dhe Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Erion Veliaj”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.

belind kellici