TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Shkurt 2024, 13:18

Sherbimi Sekret Spanjoll (CNI): Edi Rama loboi me drejtësinë e Spanjës për të shpëtuar Olsin nga dosja e Call-Center

Shkruar nga Pamfleti
Sherbimi Sekret Spanjoll (CNI): Edi Rama loboi me drejtësinë e
Edi Rama në panairin Fitur '24 /

Nga drejtësia e Shqipërisë, Babloku shpëtoi jo vetëm Olsin por dhe Amant Josifin, duke urdhëruar policinë të mos i procedonte, ndërsa SPAK-u nuk i mori të pandehur, megjithëse drejtësia e Spanjës, Gjermanisë, Holandës e Austrisë, sollën provat që krimin e vjedhjes 2.4 miliardë Euro, bërë nga Olsi Rama e Amant Josifi me rrjetin Call-Center në Shqipëri...

Një nga krimet e rënda financiare, ku Olsi Rama, rezulton i përfshirë është mashtrimi me rrjetin Call Center, të cilin e drejtonte ortaku i tij Amant Josifi, këshilltar i ish-ministres Olta Xhaçka.

Ai u arrestua në Dubai, por me ndikimin e Edi Ramës, ende nuk është ekstraduar në Spanjë, dhe po mbahet nën mbikëqyrje nga agjentët e policisë spanjolle, ndërsa në Shqipëri nuk po hetohet ende.

Drejtësia e Spanjës, me raportin dërguar në tetor 2023 në SPAK, ka konkluduar se Olsi Rama është bashkëpunëtor e ortak me Amant Josifin, në grabitjet me grupin Call-Center.

Provat për rolin e Olsi Ramës si koka i grupit Call-Center, i kanë  servirur me dëshmi e regjistrime telefonike dhe kompjuterike, Erindi Pysqyli e Berlando Saraçaj, dy administratorët e njësive Call-Center, të arrestuar dhe hetuar nga drejtësia spanjolle.

Sipas burimeve që disponon “Pamfleti”, homologët e Spanjës i kanë kërkuar kreut të SPAK, Altin Dumani, të kryejnë veprime të përbashkëta, për të marrë Olsi Ramën nën hetim.

Kjo kërkesë, për të cilën Edi Rama është vënë në dijeni privatisht e në shkelje të ligjit, ka alarmuar Edi Ramën dhe e ka vënë në lëvizje, për të shpëtuar vëlla Olsin nga hetimi, arrestimi e ekstradimi në Spanjë, apo nëpërmjet EUROJUST, në Gjermani, Austri, Holandë, Suedi, Finlandë etj., për mashtrimin e shtetasve të këtyre vendeve.

Lëvizjet e Edi Ramës për të shpëtuar Olsin, i vërteton informacioni me Nr. Kodifikimi: “MD-223-AL-C/6”, dërguar para një jave nga Agjencia Spanjolle e Inteligjencës “CNI”, në agjencitë ligj zbatuese kushtetuese të Shqipërisë dhe në BKH e SPAK si organe partnere të këtij hetimi.

Në këtë informacion, thuhet se kryeministri Edi Rama, bashkë me 3 biznesmenë nga Abu Dhabi e Dubai, gjatë vizitës së tij në “Panarin e Turizmit FITUR-24” me 23-24 janar 2024 në Madrid, ka negociuar në segmente vendim-marrëse hetimore të drejtësisë spanjolle, për të përjashtuar emrin e Olsi Ramës nga dosja “Call-Center 2022”.

Sipas informacionit, lobimi që i është ofruar një hetuesi qendror të Spanjës, kundrejt shpërblimit sipas vullnetit të tij, i cili e ka raportuar në organet eprore; është kryer mbrëmjen e datës 23 janar 2024, mundësuar nga 3 biznesmenët e naftës të Emirateve të Bashkuara Arabe, që ishin shoqërues konfidencialë e të predispozuar të kryeministrit Edi Rama.

Nga drejtësia e Shqipërisë, Babloku shpëtoi jo vetëm Olsin por dhe Amant Josifin, duke bërë pazar me SPAK-un që nuk i mori të pandehur: Olsin duke e lënë jashtë hetimit, ndërsa për Amant Josifin e la të arratiset; madje para 4 ditësh, tha se ka rënë dakord me drejtësinë e Spanjës që të hetohet vetëm prej tyre.

Në fakt, SPAK mashtroi, mbasi jo vetëm nuk ka asnjë marrëveshje me Spanjën, por nuk mund të bëhet transferim hetimi nga një shtet në tjetrin; ndërsa sipas Kodit të Procedurës Penale, Amant Josifi duhet hetuar edhe në Shqipëri, sepse këtu e ka kryer krimin e mashtrimit e vjedhjes me Call-Center, ndërsa në Spanjë po hetohet për pasojën.

Por duke mos hetuar Amant Josifin, SPAK eviton hetimin e Olsi Ramës, të cilin drejtësia spanjolle gjermane, austriake, holandeze etj., e kanë faktuar dhe proceduar penalisht si ortak e bashkëpunëtor me Amant Josifin dhe si kreun e grupit kriminal të Call- Center./Pamfleti

edi rama lobimi olsi rama cni dosja e call center amant josifi

Lini një Përgjigje