TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2026, 16:43

Sot seanca për pagat e gjyqtarëve, Rama presion të hapur Kushtetueses; i “shkel syrin” SPAK-ut

Shkruar nga Pamfleti
Sot seanca për pagat e gjyqtarëve, Rama presion të hapur
Rama & Gjykata Kushtetuese

Rama shton dozën e presionit ndaj Kushtetueses: Ky është skandal moral dhe ligjor që nuk duhet pranuar

Kryeministri Edi Rama vijon të ushtrojë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, sa i takon pagës së gjyqtarëve.

Bëhet fjalë për një kërkesë të bërë në Kushtetuese nga Unioni i Gjyqtarëve, i cili ka kërkuar rritje të pagës së gjyqtarëve me afro 800 euro. Kjo çështje ka shkaktuar debat që në muajin qershor, periudhë kur u depozitua padia. Edhe në atë kohë Edi Rama reagoi ashpër, duke ushtruar presion ndaj Kushtetueses. Por rasti u zvarrit dhe seanca po mbahet sot.

Por teksa gjyqtarët janë duke dëgjuar palët, Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke shtuar presionin. Kryeministri po ja bën të qartë Kushtetueses se kërkesë nuk duhet të pranohet. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë duket se i thur elozhe SPAK-ut.

Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor! Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave - ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar! Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit”, shprehet Rama.

Parlamenti, ndërhyri në vitin 2021 në ligj dhe bëri ndryshime të tilla që normuan si të drejtë llogaritjen e bërë nga KLGJ-ja dhe anashkaluan propozimet e KLSH-së. Këto ndryshime u panë nga gjyqtarët si ulje page dhe shkelje e nenit 138 të Kushtetutës, ku për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, nuk lejohen ndërhyrje të kësaj natyre. Unioni kërkoi shfuqizimin e ndryshimeve dhe Gjykata Kushtetuese vendosi në vitin 2022 ta pranonte padinë, duke shfuqizuar nenet e ndryshuara të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” mbi pagën referuese. Kushtetuesja i kërkoi Kuvendit të rishihte ligjin dhe të qartësonte referencën për pagën e magjistratëve.

Në vitin 2023, Kuvendi bëri ndryshime të reja, nisur nga vendimi i Kushtetueses, duke e lidhur pagën e magjistratëve me atë të Presidentit të Republikës. Ky ndryshim solli rritje të pagave të magjistratëve, siç parashikohej në ligjet për reformën në drejtësi, dhe rriti me 570 lekë edhe pagën referuese. Në të njëjtën kohë u miratuan edhe ndryshimet në pagat e administratës civile, të cilat u rritën disa herë.

Gjyqtarët, paga referuese e të cilëve lidhej tani me atë të presidentit, nuk përfituan nga kjo rritje pagash. Për Unionin e Gjyqtarëve, këto ndryshime bien ndesh me nenin 138 të Kushtetutës.

Unioni interpreton se shkëputja e pagës së gjyqtarëve nga administrata civile dhe mos përfitimi prej tyre i rritjeve që u bënë pagave të administratës sjell në një mënyrë “një ulje faktike të pagës, pavarësisht se, formalisht, paga nuk është ulur, madje është rritur me 570 lekë”. Unioni thotë se me ndryshimet e sistemit të pagave në vitin 2023, magjistratëve u mohohet një rritje page prej 78 mijë lekësh. /Pamfleti

rama spak pagat e gjyqtareve

3 Komente

  1. D
    Ditmiri

    Eshte ne integritetin e gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, te mos bien pre e ketij lloj presioni te peshtire qe vjen nga nje njeri ne hall te madh dhe qe,qe diten e pare te punes nuk ka patur asnje lidhje me detyren dhe pergjegjesine qe ka. Ky ka marre fund. Rri kot ne ate detyre. Sa me shume e zgjat me shume provokon dhe irriton. Ky mut nuk eshte as trim. Eshte vetem i marr peng nga krimi organizuar Ergys Agasi , Belinda Balluku, Suel Cela, Troplinet, Hakmarrja per drejtesi,oligarket e ndertimit, cunat e Anglise te gjithe te gjithe.

    1. T
      Tik-tak

      Palloshi është rrotk@rizuar komplet

      1. e
        eno

        Shko mer pacavure. Na e shpife cope hajdutit. Ben moral ti kokre hajdutit.

        Lini një Përgjigje