
Dy krye-mafiozët e politikës, që po i bien “daulles” së mashtrimit se SHBA ka bllokuar financimet, kanë sulmuar hapur e nën rrogoz SPAK-un, kanë ngritur komisionin “Xhafaj” për ta kontrolluar ose për të shkrirë, kanë refuzuar zgjatjen e mandatit, mos shtimin e prokurorëve e hetuesve, kanë propozuar shfuqizimin e ligjit anti-mafie...
Urdhëri Ekzekutiv i Presidentit Donald Trump, për të bllokuar financimet e jashtme të SHBA, u interpretua nga tellallët e PD hapur dhe nga tellallët e PS në profile false, si urdhër që ka bllokuar dhe fondet e SPAK-ut e BKH-së.
Në fakt, urdhri i Trump, për pezullimin e financimeve që SHBA bën për organizatat e strukturat partnere në disa vende, lidhet vetëm me programet e barazisë gjinore, të organizatave fantazma të mediave, akademive partiake, sondazheve politike, sociale, mjedisore, klimatike fiktive e për mbrojtjen e kafshëve.
Administrata “Trump”, do verifikojë se çfarë efektesh konkrete ndikuese, kanë dhënë këto miliarda që kanë marrë OJF-të në vendet përkatëse; mes tyre 23 OJF në Shqipëri prej 25 vitesh, të cilat realisht janë vegla të partive e grupime hajdutësh mashtrues publik, të rekomanduar nga qeveritë e PS dhe PD.
Krye-mafiozët e PD-PS të mos gëzohen, sepse nuk janë bllokuar financimet shtetërore amerikane për SPAK-un e BKH-në, por për OJF-të fantazma të Linda Ramës, Liri Berishës, Iris Luarasit, Olta Xhaçkës, Dalina Ficos, Klotilda Bushkës, Eranda Shalsit, Argita Berishës, Baton Haxhiut e shumë të tjerëve.
Nuk i ka bllokuar Donald Trump financimet e SHBA për SPAK-un e BKH-në; por 3 muaj më parë, Edi Rama e Sali Berisha në marrëveshje mes tyre e nëpërmjet deputetëve në komisionin “Shalsi”, pakësuan fondet në buxhetin e vitit 2025 me 1.1 milionë Euro dhe fondet e shtimit të numrit të prokurorëve e hetuesve.
Kështu p.sh., Sali Berisha, nëpërmjet deputetit Oerd Bylykbashi, i tha përfaqësuesit të SPAK: - “Nuk mund t’i japim fonde pa fund SPAK-ut, për të krijuar një lloj monstre financiare e juridike”; ndërsa Eduard Shalësi dhe deputetët e PS e miratuan me heshtje.
Nuk ka vendim të Trump, për të ndërprerë fondet e SPAK dhe BKH-së.
Së pari, sepse këto struktura janë krijuar me urdhër të tij gjatë presidencës së parë; dhe së dyti, brenda fondeve amerikane të Prokororisë Speciale të Shqipërisë, është financimi i grupit të ekspertëve të CIA; FBI, DEA e Thesarit Amerikan të Shtetit që janë pjesë e SPAK dhe BKH.
Jo vetëm nuk ka bllokim e ndërpreje fiondesh nga SHBA, siç ëndërrojnë Rama-Berisha, por sipas infomacionit që ka siguruar “Pamfleti”, drejtuesit e SPAK dhe BKH, për vitet 2025-2030 kanë nisur financimin 20 milionë USD Euro të tjera, për pajisje të avancuara, trajnime e agjenci bashkëpunëtorësh sekret, në përmbushje të veprimtarisë së specializuar për goditjen e korrupsionit e krimit të organizuar në nivele të larta.
Ndërsa Edi Rama e Sali Berisha, që po i bien “daulles” së mashtrimit, se SHBA ka bllokuar fondet, kanë sulmuar hapur e nën rrogozë SPAK-un; ngritën komisionin “Xhafaj” për ta kontrolluar apo shkrirë; kanë refuzuar zgjatjen e mandatit dhe shtimin e prokurorëve e hetuesve, kanë propozuar shfuqizimin e ligjit anti-mafie dhe i pakësuan fondet për vitin 2025./Pamfleti
Lini një Përgjigje