TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2025, 14:16

"Të marrim shembull nga zgjedhjet e lira në Kosovë", Berisha: Qeverisja e Prishtinës, 3 herë më afër BE-së se ne! 

Shkruar nga Pamfleti
"Të marrim shembull nga zgjedhjet e lira në Kosovë",
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një konferencë për mediat, ku tha se Shqipëria duhet të marrë shembull nga zgjedhjet e lira në Kosovë.

Për Berishën, qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare.

“Edhe njëherë, dhe shumë herë, duhet të urojmë Kosovën për zgjedhjet model që ka zhvilluar. Ndaj dhe në vlerësimin që bënte një institut shumë prestigjioz, qeverisja e Kosovës dilte 3 herë më afër qeverisjes demokratike evropiane se sa Shqipëria. 3 herë më afër.

Qeverisja e një vendi që ka 17-18 vite pavarësi, krahasuar me një vend që ka 100 e ca vite pavarësi. Ishte tregues jashtëzakonisht domethënës. Qytetarët e Kosovës votuan të lirë. Zgjodhën kryetarët që deshën, pati komuna në të cilat fituan krejtësisht të pavarur vetëm me emrin dhe personalitetin e tyre, në rivalitet më partitë e mëdha.

Dhe gjithçka u zhvillua në standardet e ligjit, e kundërta e asaj që ndodh me zgjedhjet në Shqipëri, ku narkoshteti dikton çdo gjë. Ku bëhen përpjekje titanike për të legjitimuar farsën elektorale dhe që është përgjegjësia jonë më madhore për t’u ngritur dhe luftuar kundër saj.

Mesazhi i Kosovës është një kushtrim për ne. Unë dua t’i përgëzoj edhe njëherë me gjithë zemër, edhe në emër tuaj dhe në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, për këtë sukses, i cili është një kushtrim për të gjithë shqiptarët”, tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet ne kosove

1 Komente

  1. T
    Toni Poshter

    Shih, shih, kryespiuni UDBse na ben moral, ky qe eshte bere si ata te Hamas qe nuk u rri bytha rehat pa bere turbullira. Kosova ka nje vit qe kabere zgjedhje Parlamentare e nuk mblidhet te filloje sa, edhe nderkombetaret u dhane ultimatum. Pse!? Sepse si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove llumi spiuneve te UDB ben punen e vet te paqme per serbet e punen e ndyre ndaj Shqiptareve.

    Lini një Përgjigje