TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2024, 19:00

“Vota ka shkuar 500 euro”, Noka shpërthen në akuza: Zgjedhjet në Himarë farsë, gjithçka e paracaktuar nga Rama!

Shkruar nga Pamfleti

“Vota ka shkuar 500 euro”, Noka shpërthen në akuza:

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një prononcim për mediat nga Himara është shprehur se procesi i votimit në këtë bashki është një farsë, pasi sipas tij gjithçka është paracaktuar nga Rama.

Rama ka përcaktuar gjithçka. Këtu ka tre javë që janë bandat e pushtetit, çdo ditë në territor duke kërcënuar. E gjithë administrata, ministra duke dhënë tapi, leje, e të drejta shfrytëzimi, duke premtuar leje për hotele. Këtu gjithë hordhitë e pushteti kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himarjotëve”, tha ai.

Ndër të tjera, Noka ka denoncuar se në disa zona sipas tij, vota është shitur për 500 euro, ndërsa shtoi se do të mbledhin fakte dhe prova lidhur me këtë rast. Sipas tij mos lejimi për të ushtruar të drejtën e votës për mbi 6 mijë himarjotë, sipas tij, tregon se jemi në regjim diktatorial.

Shqiptarët sot kanë parë një farsë. Vetë Celibashi e theksoi me gojën e tij që në Shqipëri se kush voton e kush jo, vendos Edi Rama. 6157 votues të Himarës u mohua e drejta e votës. Kjo ndodh në regjim jo në shtetin demokratik. Ata votues do të ishin ata që do të vendosnin jo në Himarë, por dhe një qytete të madh fatin e në procesi.

Që këtu Rama ka përcaktuar gjithçka. Këtu ka tre javë që janë bandat e pushtetit, çdo ditë në territor duke kërcënuar. E gjithë administrata, ministra duke dhënë tapi, leje, e të drejta shfrytëzimi, duke premtuar leje për hotele. Këtu gjithë hordhitë e pushteti kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himarjotëve.

Në disa zona flitet që vota ka shkuar 500 euro. Të gjithë janë në terren, do të mblidhen faktet edhe prova. E gjithë kjo masakër zgjedhore ka ndodhur sepse ne në Shqipëri krimet zgjedhore janë të amnistuara”, tha Noka.

Lini një Përgjigje