TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2025, 10:45

Zgjedhjet për Bashkinë e Matit, Rama 'vulos' kandidatin e PS-së

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet për Bashkinë e Matit, Rama 'vulos' kandidatin e

Socialistët e Edi Ramës kanë zyrtarizuar kandidatin për Kryebashkiak të Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor.

Altin Bojni, drejtor i Shëndetit Publik dhe anëtar i Këshillit Bashkiak, ka marrë ‘bekimin’ nga Edi Rama për të garuar në zgjedhje, ndërsa më parë ishte Asamblea e degës së PS-së Mat që e përzgjodhi si kandidat për kryebashkiak.

Zgjedhjet për Bashkinë e Matit, Rama 'vulos' kandidatin e

Opozita në anën tjetër pritet që të garojë me një figurë të pavarur, ashtu sikundër është rënë dakort me disa nga aleatët që në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore të përzgjidhen emra jo-politikë. 

Bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës zgjedhjet e pjesshme do të mbahen në Bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik, Tepelenë, ku kryebashkiakët ose janë dorëhequr për shkak të kandidimit si deputet në zgjedhjet e 11 majit, ose u shkarkuan si në rastin e Erion Veliajt, i cili prej 10 shkurtit 2025 ndodhet në paraburgim me vendim të GJKKO-së dhe kërkesë të SPAK. 

 

Lini një Përgjigje