TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2026, 10:56

‘Zvërneci’ tensionon Kuvendin, Balla provokon Berishën: Dil sot në protestë po ta mbajti

Shkruar nga Pamfleti

Taulant Balla është përplasur ashpër me kreun e PD Sali Berisha në lidhje me protestën për Zvërnecin.

‘Zvërneci’ tensionon Kuvendin, Balla provokon Berishën:
Tensione në Kuvend mes deputetëve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në Kuvend është përplasur ashpër me kryedemokratin Sali Berisha në Kuvend, i cili kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe dorëhqejen e kryeministrit duke iu referuar kërkesave të protestuesve.

Pas deklaratave në lidhje me protestën për Zvërnecin, Balla i kërkoi Berishës të dilte në protestë nëse mundej.

Balla tha gjithashtu se ka bërë kallëzim për Berishën, duke iu bërë nder protestuesve, që thërrasin “Berisha në burg”.

Ai iu drejtua Berishës me fjalën “pelikan”. Ndërsa në këmbë u çua dhe Flamur Noka, duke tensionuar më shumë situatën.

Debati në Kuvend:

Balla: I fundit që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu. Sali Berisha, sot pasdite dil në protestë, dil pot a mbajti.

Balla: Unë meritoj një falënderim nga protestuesit. Ata thonë Sali Berisha në burg dhe unë e kam bërë një kallëzim për ty. Qesharak më të mëdhenj se ju s’ka.

Flamur Noka: Ti je përdhunues. Je vrasës, trafikant.

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit deklaroi se "ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç axhendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi".

"Zoti kryetar, në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime. Por ato i kanë dëgjuar qytetarët dhe nuk është qëllimi pse e marr fjalën. Qëllimi pse e marr fjalën është se gjithçka lexuat ju aty, nga e para tek e fundit, është një sfidë, është një karshillëk, është përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve të cilët kanë një axhendë ndër më të drejtën që ka pasur ndonjëherë, axhendë që u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Evropian dje. Ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç axhendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi", tha Berisha.

 

tensione në kuvend balla provokon berishën dil sot në protestë

Lini një Përgjigje