TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2026, 10:44

Shehaj 'shpërthen' ndaj Malajt: Më kërcënoi dhe përdori të dhënat e familjes sime

Shkruar nga Pamfleti
Shehaj 'shpërthen' ndaj Malajt: Më kërcënoi dhe
Shehaj

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka akuzuar ministrin e Financave, Petrit Malaj, se ka aksesuar dhe bërë publike të dhëna personale që lidhen me të dhe familjarët e tij.

Reagimi i Shehajt erdhi pas përplasjes së ndodhur në seancën e kaluar parlamentare, ku sipas tij, ministri ka konsumuar një vepër penale duke përdorur informacione personale për ta kërcënuar dhe shantazhuar.

“Në seancën e kaluar u konsumua një vepër penale nga Ministri i Financave Tregoi që ka akesuar informacione që lidhen me mua e familjarët e mi, i ka bërë publike dhe i ka përdorur për të më shantazhuar sepse kërkoja informacione në lidhje me një skandal. Ju duhet të shqetësoheni për atë që ka ndodhur në këtë Parlament. Ministri jo vetëm më kërcënoi por përdori dhe fjalor të shëmtuar. Duhet që procesverbali të korrigjohet dhe të shënohet dhe çfarë tha ai. Nuk mund ta përdorni Kuvendin sikur ta keni pronë private. Falsifikoni procesverbalet, merrni vendime në kundërshtim me rregulloret”, tha Shehaj.

Shehaj kërkoi që procesverbali i Kuvendit të korrigjohet, duke pretenduar se në të duhet të pasqyrohen edhe deklaratat e ministrit gjatë debatit.

Ai akuzoi gjithashtu drejtuesit e seancës se po e përdorin Kuvendin “si pronë private” dhe se po marrin vendime në kundërshtim me rregulloren.

kreu i partisë mundësia agron shehaj petrit malaj

Lini një Përgjigje