
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shprehur se gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës e ndaloi ndërhyrja ushtarake e NATO-s. Për këtë arsye, sipas Kurtit Kosova do të jetë gjithmonë falenderuese dhe mirënjohëse ndaj tyre.
Gjithashtu, ai tha se përulet para atyre që ranë dëshmorë në luftën për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e popullit.
“Pas çlirimit vjen paqja, sot përkujtojmë dhe festojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 qershorin. Bashkë me presidenten e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskëta dhe bërë homazhe humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe këtu kontributin e NATO-s. Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë gjithnjë dhe përgjithmonë jemi falënderues dhe mirënjohës”, u shpreh Kurti.
Lini një Përgjigje