TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Gusht 2023, 13:13

Aksident i rëndë në Gjakovë, humb jetën një person; plagosen 4 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Gjakovë, humb jetën një

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjakove, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur.

Policia njofton se viktima nuk ka mundur të ju rezistojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit.

“Raportohet për një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshirë kanë qenë dy automjete me targa vendore, ku lëndime trupore kane pësuar katër persona. Si pasojë e plagëve të marra, një person ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari për shkaktim të aksidentit pas tretmanit mjekësor, është dërguar në mbajtje. Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër te prokurorit është dërguar në IML Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë.

gjakove aksident

Lini një Përgjigje