Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Francë-Marok e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Botës. Sfida e luajtur në Boston u mbyll me rrjeta të paprekura.
“Gjelat” patën mundësinë e artë për të kaluar në avantazh ndaj “Luanëve të Atlasit”, por Kilian Mbape gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, sulmuesi i Realit të Madridit u pengua në zonë nga Nusair Mazraui. Arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. E konfirmone dhe VAR.
Topin e mori Mbape. Një goditje shumë e dobët me të djathtën nga sulmuesi francez, që u prit pa problem nga Bono.
Lini një Përgjigje