Kosova 7 Qershor 2023, 20:30

“Kosova do përballet me pasoja të rënda”, Grenell paralajmëron Kurtin: Ke afat deri të premten për të zbatuar kërkesat perëndimore!

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova do përballet me pasoja të rënda”, Grenell

Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Grenell shkruan se kryeministri Albin Kurti ka afat deri të premten për të zbatuar kërkesat perëndimore, ndryshe sipas tij Kosova do të përballet me pasoja të rënda.

Ai thekson më tej se Kurti nuk po e kupton se çfarë po ndodh dhe duhet të respektojë brenda përfundimit të kësaj jave angazhimet që vendi i tij ka marrë më parë.

“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur”, shkruan Grenell.

kurti grenell kosova