
Mbreti Charles ka uruar presidenten Vjosa Osmani dhe popullin Kosovës me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë.
Përmes një mesazhi Charles shprehet se përveçse është i lumtur për bashkëpunimin mes të dyja vendeve gjithashtu thekson që kjo miqësi e tyre të forcohet më tej.
“E nderuara zonja Presidente.
Unë dhe bashkëshortja ime kemi kënaqësinë t’i dërgojmë Shkëlqesisë Juaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet tona më të ngrohta me rastin e festës suaj kombëtare.
Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë.
Është shpresa ime dhe ambicia ime e fortë që kombet tona të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht.
Unë dhe gruaja ime kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në vitin e ardhshëm. Charles R”, thuhet ë mesazh.
Lini një Përgjigje