TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Prill 2023, 17:22

Kurti në një linjë me Osmanin: Serbia nuk po tregohet konstruktive, BE t'i bëjë presion

Shkruar nga Pamfleti
Kurti në një linjë me Osmanin: Serbia nuk po tregohet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Serbia nuk po tregohet konstruktive, ndaj ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion.

Pas homazheve të bëra në Kompleksin Memorial në Mejë, Kurti u shpreh se teksti i dakordësuar tashmë duhet të kthehet në marrëveshje.

“Unë kërkoj që teksti i dakordësuar tashmë të shndërrohet në marrëveshje. Sa i përket Kosovës dhe meje, gjithçka është e qartë dhe e garantuar, por ndërmjetësit evropianë do të duhej të bëjnë trysni mbi palën tjetër. Shenjat nuk janë të mira për konstruktivitet, kur dimë që pikërisht në Batajnicë në varrezën masive, ku nuk ka asnjë pllakë, asnjë shënim që aty ka pasur dikur varrezë masive, organizohet paradë ushtarake, e ku ftohen edhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës edhe lideri separatist i serbëve të Bosnjës, Dodik. Këto shenja nuk janë të mira, mirëpo me palën tjetër nuk do të mund të merremi ne, sepse ne nuk jemi juridiksion mbi Beogradin, këtë duhet ta bëjë Bashkimi Evropian.”, u shpreh Kurti.

Kurti tha gjithashtu se ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka ftuar në takim ekipin menaxhues për hartimin e draft-statutit për Asociacionin, por sipas tij ata nuk janë përgjigjur.

"Ministri im i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka ftuar në takim Ekipin menaxhues, por ata nuk janë përgjigjur. Pra, është kjo Ministri në kuadër të Qeverisë e cila merret për së afërmi me këtë menaxhues për draft-statutin, siç është bërë marrëveshja dikur në Bruksel, e siç është ndryshuar përbërja në qeveri, para se unë të bëhem sërish kryeministër. Por, me datën 2 maj në bazë të tekstit të marrëveshjes së Brukselit, e cila fitoi aneksin e zbatimit në Ohër, çështje urgjente është çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve me dhunë.", ka deklaruar Kurti.

 

kurti be serbi presion

Lini një Përgjigje