
Arian Lluka, një nga emrat më të njohur për autoritetet e Kosovës, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “El Dorado” në Bogota të Kolumbisë. Ai akuzohet për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Sanchez, i cili bëri të ditur se arrestimi u krye mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të INTERPOL-it.
Sipas autoriteteve, Lluka kërkohej nga Kosova për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa konsiderohej objektiv me vlerë të lartë për rajonin e Ballkanit dhe për misionin paqeruajtës të OKB-së në Kosovë.
Sipas hetuesve, gjatë viteve 2023–2026 ai kishte lëvizur në disa shtete të botës duke përdorur dokumente me identitet serb për t’iu shmangur arrestimit dhe kontrolleve ndërkombëtare. Lluka kishte udhëtuar në vendet si Kolumbia, Kili, Turqia, Zvicra dhe Filipinet.
???????????????????????????????? ???????????????????????????????? ???????? ???????????????? ???????????????????? ???????????????????????????? ???????????? ????????????????????????????????
— Pedro Arnulfo Sanchez S. Orgullosamente Colombiano (@PedroSanchezCol) May 12, 2026
En el Aeropuerto Internacional El Dorado, nuestra @PoliciaColombia realizó la retención por Notificación Roja de INTERPOL del ciudadano kosovar Arian Lluka, requerido por las… pic.twitter.com/w09n98ullT
Kush është Arian Lluka?
Emri i Arian Llukës u bë publik fillimisht pas vrasjes së Fidan Shabanit në Pejë në vitin 2012, një nga rastet më të bujshme kriminale në Kosovë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë në Pejë, Lluka dyshohej se kishte ndihmuar në fshehjen e trupit të viktimës, zhdukjen e provave dhe shkatërrimin e armës së krimit.
Vetë Lluka mohoi përfshirjen në vrasje, por pranoi se kishte një borxh prej 10 mijë eurosh ndaj viktimës.
Rasti mori tjetër kthesë pasi Besarta Kastrati-Haraxhi, e dënuar për vrasjen, deklaroi në një intervistë se autori i vërtetë ishte Arian Lluka dhe se ajo kishte marrë fajin nën kërcënime. Sipas saj, Lluka e kishte kërcënuar se do t’i vriste vajzën dhe vëllain nëse nuk merrte përgjegjësinë për krimin.
Afera e 25 kilogramëve ari
Një tjetër dosje e rëndë ku përmendet emri i Arian Llukës është zhdukja e 25 kilogramëve ari nga Dhoma e Dëshmive në Stacionin Policor të Pejës, një nga skandalet më të mëdha kriminale në Kosovë.
Sipas hetimeve, Lluka dyshohej si pjesë e grupit që kishte nxjerrë dhe shkrirë arin e sekuestruar nga policia për ta shitur më pas jashtë Kosovës.
Prokuroria pretendonte se fillimisht ai ishte angazhuar për transportin e arit, ndërsa më vonë ishte përfshirë edhe në procesin e shkrirjes së tij në tulla ari.
Rasti lidhej edhe me ish-zyrtarë policorë dhe persona të njohur të botës kriminale në Pejë.
Arratisja nga burgu
Pas arrestimit në Kosovë, Lluka ishte arratisur nga Burgu i Mitrovicës gjatë një lejeje fundjave të dhënë nga Shërbimi Korrektues. Ai nuk ishte kthyer më për të vuajtur dënimin dhe për një kohë të gjatë ishte shpallur në arrati.
Në një intervistë për mediat kosovare, Lluka rrëfeu se ishte larguar fshehurazi nga Kosova drejt Serbisë, i fshehur në bagazhin e një makine.
Tashmë, pas disa vitesh në arrati, autoritetet kolumbiane konfirmuan arrestimin e tij në Bogota.
Ministri kolumbian i Mbrojtjes deklaroi se operacioni dëshmon bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar dhe kapacitetin e autoriteteve për identifikimin e personave në kërkim ndërkombëtar.
Lini një Përgjigje